• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARMANDO META: Kush po e sulmon prokurorinë z. Halimi?!
Home
Blog

ARMANDO META: Kush po e sulmon prokurorinë z. Halimi?!

8 November, 2017 Redaktor2 Blog

Eduart Halimi, deputet i PD dhe anëtarë i komisionit parlamentar të ligjeve, ka kritikuar kryetarin e këtij komisioni Ulsi Manja, për atë që ai e ka vlerësuar si presion ndaj prokurorisë, faktin që Manja sulmoi institucionin e prokurorisë që çoi në gjykatë kërkesën për mbylljen e aferës miliona euro të privatizimit të CEZ. Halimi e cilësoi si sulm politik ndaj prokurorisë deklaratat e Manjës, që kundërshtonte vendimin e Prokurorisë për të groposur aferën miliona eurosh të privatizimit të CEZ. Rreshtimi i deputetëve në krah të institucioneve që luftojnë krimin dhe korrupsionin është një sinjal pozitiv. Një gjë e tillë duhet bërë duke mos i ndarë institucionet të tipit p.sh: Llalla është i yni se e ka emëruar Berisha dhe Meta, ndërsa Policia është e atyre se Xhafajn e ka emëruar Rama.

Por kur është fjala mbi të ashtëquajturën mbështetje për prokurorinë, Halimi është i fundit në rradhë që duhet ta bëjë këtë. Ai ka qenë kryetar i komisionit parlamerntar për hetimin e 21 janarit, ish- ministër drejtësie, deputet, dhe asnjëherë nuk u distancua nga ish- kryetari i tij Berisha kur gjëmonte kundër kryeprokurorit Theodhori Sollaku duke akuzuar se ‘fle mbi dosje krimi’ dhe shkeli çdo ligj e Kushtetutë deri kur e shkarkoi. Kur shante mbarë e prapë me fjalor rruge kryeprokuroren si ‘lavire’, kur akuzonte prokurorët se ishin pjesë e puçit, kur nuk la gjë pa bërë kundër prokurorëve që hetonin zhdukjen e një fshati të tërë nga faqja e dheut dhe vrasjen e 26 njerëzve në Gërdec, thjeshtë për biznesin kriminal ku ishte përfshirë qeveria në trafikun e armëve etj. Pse nuk the një fjalë të vetme në emër të “ruajtjes së pavarësisë së institucioneve’, ‘të mbështetjes ndaj drejtësisë’ etj.etj., slogane të artikulara edhe sot në komisionin parlamentar të sigurisë?! Halimi edhe “mund të harrojë”. Por, natyrisht ne jo. Nëse ke heshtur atëhere kur duhej të flisje, tashmë fjalët e sotme s’kanë më asnjë vlerë. Aq më shumë kur përpiqesh të na i shesësh si standard.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meta pret në zyrë shpiptaren e parë që u ngjit në Everest
Previous article FOTO/ Kush është Migena, gruaja që u masakrua me thikë nga i shoqi në Itali

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT