Nje tjeter krim i rende vjen nga Italia me protagoniste nje shqiptar. Mediat italiane, raportojne se nje shqiptar ka masakruar gruan, nderkohe qe ne shtepi ka qene edhe femija i tyre, nje djale 8-vjec
‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan time’, kane qene fjalet e tij ne telefon per policine italiane.
Sipas policisë italiane gruaja identifikuar si shtetasja Migena Kellezi, nga Elbasani është qëlluar për vdekje me thikë nga burri Dritan Sulollari, mëngjesin e sotëm në shtëpinë ku jetonte së bashku me te dhe më fëmijën 8-vjec.
Burri pasi e kishte vrarë ka telefonuar në polici ku ka treguar për krimin. Sipas hetimeve të para, burri prej disa muajsh nuk punonte dhe ishte gruaja ajo që kujdesej për familjen.
Në shtëpi në kohën e krimit, rreth orës 09:00, ishte edhe djali i tyre 8-vjecar. Pasi telefonoi për krimin, burri. 37-vjecar, nuk tentoi të arratisej. Ai ka pritur sa të mbërrinin karabinierët.
Kur mbërriti policia burri u gjet afër gruas së gjakosur. Ajo ishte 30-vjec dhe mes çiftit flitet se kishte debate së fundi.
Shqiptari para se te dergohej në burg u shoqërua në spitalin e Gorizia, ku u trajtua për disa lëndime të marra gjatë momentit te krimit, qe mesa duket ka pasur nje perleshje mes ciftit, raportojne mediat italiane. Sot pasdite, ai do të merret në pyetje nga Prokurori Laura Collini.










