• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdekja MISTERIOZE e babait të 3 fëmijëve në Angli/ Familja pa përgjigje dhe në vështirësi ekonomike… (FOTO)
Home
Breaking News

Vdekja MISTERIOZE e babait të 3 fëmijëve në Angli/ Familja pa përgjigje dhe në vështirësi ekonomike… (FOTO)

26 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Alfred Ismaili humbi tragjikisht jetën më 1 Shkurt të këtij viti, në një anije mallrash në portin e King’s Lynn, të Anglisë.

32-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, jetonte në Durrës dhe ndodhej në bordin e anijes Sky Mare Navigation Explorer (SMN), kur u gjet i pajetë, në rrethana ende të pazbardhura.

Familja e tij në Durrës, sipas një artikulli të botuar këtë të hënë nga mediat britanike, ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike, pasi përveç humbjes se bashkëshortit, nëna e ve nuk ka marrë ende asnjë lloj kompensimi. Ata duhet të jetojnë me rreth 200 mijë lekë të vjetra në muaj.

Shkak për moskompensimin e familjes shqiptare për këtë fatkeqësi, sipas mediave britanike, është bërë mos përfundimi i hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet britanike për vdekjen e shqiptarit.

Vetë kompania detare në anijen e të cilës gjeti vdekjen Ismaili mësohet se pagoi për varrimin e tij.

Në një intervistë të dhënë për BBC Radio Norfolk, Ahmet Bajrami, një i afërm i Ismailit tha se familja po përballet me vështirësi të mëdha financiare.

Ai tha se gruaja e 32-vjeçarit sëbashku me fëmijët po jetojnë tek babai i saj. Bajrami tha gjithashtu se deri më tani nuk janë kontaktuar nga pronarët e anijes.

Ndërsa një zëdhënës i kompanisë Sky Mare Navigation Explorer (SMN) tha se po presin për përfundimet e hetimeve.

“Nuk mund të paguajmë kompensim përpara se autoritetet të përfundojnë hetimet. Jemi ende të pritje të hetimit, në mënyrë që të përjashtojmë çdo skenar tjetër të mundshëm. SMN ka mbuluar shpenzimet e varrimit”.

Sipas kontratës së punësimit të Ismailit, në rast fatkeqësie, familja e tij duhet të marrë 102,308 dollarë dhe secili prej fëmijëve 20,462 dollarë.

Për kthimin e trupit të shqiptarit nga Norfolk u deshëm disa javë derisa të kthehej në atdhe për t’u varrosur. Familja e tij sot vuan jo vetëm humbjen e tij, e problemet financiare, por edhe shkaqet që çuan në vdekjen e babait të 3 fëmijëve.

Ai u gjet i pajetë orët e paradites së 1 Shkurtit në bordin e anijes. Shërbimet e emergjencës thanë se ai kishte pësuar dëmtime në trup, por që prej nisjes së hetimeve nga autoritetet detare nuk ka patur asnjë informacion për shkaqet e vdekjes së Ismailit. Hetimet për këtë pritet që të zgjasin mbi 12 muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 DOSJE të "nxehta"/ Gjykata e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën dhe... (VIDEO)
Previous article Panucci i zhgënjyer: Kemi lojtarë dobët fizikisht

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT