Pas një operacioni të koduar “MESNATA” vetëm para dy ditësh policia ka goditur një grup, shpërndarës së drogërave të forta ku arrestoi tre shtetas, të tre banues në Fier përkatësisht dy meshkuj dhe një femër. Aktiviteti zhvillohej në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit Shkëlzen Gjata dhe menaxhohej nga Mariglen Mellaraj dhe dyshohet se për të mos rënë në sy lënda narkotike shpërndahej nga shtetasja Pranvera isufaj.
1.Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier.
2.Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier.
3.Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier.
Mësohet se arrestimi i tyre u bë në flagrancë por mbi bazën e informacionevce më parë në rrugë operative se në lokalin ”Neë York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.
Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht të shtetases Pranvera Isufaj në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.
Përveç kësaj shtetasja Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerje e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të të arrestuarëve Sh. Gj dhe M. M, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283/2, 285/a dhe 286 të Kodit Penal, dhe ndaj shtetases P. I, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 279 dhe 236/2 të Kodit Penal.


