• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Rama pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet”, PD PUBLIKON dokumentet
Home
Shqipëri

“Rama pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet”, PD PUBLIKON dokumentet

25 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

“Dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, në shkelje të vendimit të Gjykatës, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet”, tha sot në një deklaratë për mediat deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili publikoi edhe disa dokumente, që sipas tij, “provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi.”

DENONCIMI I PLOTË​

Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet.

Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi.​

Le t’i rendisim faktet me rradhë.

·        I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimin e pronave në bregdetin e Jugut nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor.

·        Dokumenti vërteton se në vitin 2015 Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjës së  zonjës Irini Bua duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi.

·        Por pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafioz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga fallsifikuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit, për të shkuar më pas deri tek vetë Edi Rama.

Partia Demokratike ka dy dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën.

Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni.

Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

Peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një anëtar i ri në shtëpinë e Rezarta Shkurtës/ Shihni sa mbreslënëse duket (FOTO)
Previous article FOTOT: Rikonstruktohet Biblioteka Nr.4, do të mbajë emrin e gjuhëtarit Petro Zheji

Redaktor2

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT