• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FOTOT: Rikonstruktohet Biblioteka Nr.4, do të mbajë emrin e gjuhëtarit Petro Zheji
Home
Kulturë

FOTOT: Rikonstruktohet Biblioteka Nr.4, do të mbajë emrin e gjuhëtarit Petro Zheji

25 March, 2018 k.autor Kulturë

Pesë muaj më parë ishte një ngrehinë e rrënuar, e rrethuar me ferra, të cilën banorët e njësisë 9 e kishin harruar se dikur kishte qenë edhe bibliotekë. Por, falë investimit të Bashkisë së Tiranës, Biblioteka Nr. 4 në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin e gjuhëtarit dhe përkthyesit të njohur shqiptar, Petro Zheji, është shndërruar në një vatër të bukur leximi dhe një hapësirë moderne për komunitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se pas rikonstruksionit biblioteka do jetë një shtysë e madhe për të rinjtë që duan t’i kthehen leximit.

“Mbaj mend ditën e parë kur erdhëm këtu, ishte mbuluar me ferra, shkurre, tokë e xanun këtu, tokë e xanun atje, një gur, karrige, arka, bidona! Ky është proces. Është si të qërosh orizin, kokërr më kokërr. Pra, nuk është diçka që bëhet duke ndenjur në kafe dhe duke dhënë mend, por vjen duke çliruar territorin hap pas hapi. Sot besoj që kemi çliruar një territor të rëndësishëm, një hapësirë që kishte degraduar, që vetëm emrin kishte bibliotekë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se investimi te bibliotekat është investim për dijen dhe për të ardhmen. “Sot është një ditë e mirë për Tiranën, është një ditë e bukur sepse besoj që civilizimi që ne i përkasim, ai i librave, i dijes, i shkrimtarëve, i njerëzve të mençur, ka përparuar ndaj asaj racës tjetër, të bingove, lotove, basteve, të logjeve. Për gjitha këto arsye duhet të këmbëngulim që civilizimi që përfaqësojmë, i librave, i dijes, i të qenit konstruktiv, pozitiv, i të qenit me energji të mirë, duhet ta fitojë luftën me industrinë e basteve, lotove”, tha ai.

Veliaj theksoi se sfida e shoqërisë së sotme, përfshi edhe institucionet shtetërore, është të heqë fëmijët nga pajisjet teknologjike dhe ti kthejë ata te libri, si e vetmja garanci për një të ardhme të sigurt nesër. E për t’i dhënë më shumë jetë nismës për rijetësimin e bibliotekave të Tiranës, ai shtoi se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të nisë një fushatë që synon të sjellë sa më shumë libra në këto biblioteka. Fushata e pemëve do të mbyllet në 22 prill dhe menjëherë pas saj do të nisë fushata e librave, për t’i kërkuar çdo botuesi, çdo personi privat ose publik, të dhurojë libra për 8 bibliotekat e reja të Tiranës.

Ai njoftoi se Bashkia e Tiranës do të hapë një konkurs se si qytetarët dhe lexuesit do duan t’i emërtojnë bibliotekat e reja. “Ka disa shkrimtarë që kanë ndërruar jetë vitet e fundit, të cilët duam t’i përjetësojmë me emrin e një biblioteke. Ndaj, do të hapim një konkurs për të marrë propozime nga lexuesit. Kush ka një ide, dikush që e ka frymëzuar, që i ka ndryshuar jetën, por që sot si shkrimtar shqiptar nuk jeton më, të na e thotë që ta përjetësojmë me emërtimin e një biblioteke”, u shpreh Veliaj.

Krahas rikonstruksionit total të godinës dhe mjediseve të brendshme, Biblioteka Nr.4 në Njësinë Administrative 9 është pasuruar edhe me një fond të ri prej më shumë se 600 librash. Kjo është bërë e mundur falë kontributit të Fondit të Librit të Rezervave të Shtetit, Shtëpisë Botuese “Idea Art”, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe z. Luan Kurti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Rama pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet”, PD PUBLIKON dokumentet
Previous article Batshuayi i lumtur te Dortmundi, por eviton komentet për të ardhmen

k.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT