• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zuckerberg: Nëse Facebook nuk mund të mbrojë të dhënat, nuk e meriton statusin e tij
Home
Teknologji

Zuckerberg: Nëse Facebook nuk mund të mbrojë të dhënat, nuk e meriton statusin e tij

24 March, 2018 k.autor Teknologji

Në një intervistë paksa delikate për CNN, Zuckerberg tha se ka preferuar të lejonte të tjerët në Facebook të prezantonin perspektivën e tyre për këto çështje të nxehta dhe për t’u përballur me ankesat gjithnjë e në rritje të një publiku.

Fillimi i pjesës së parë të intervistës ishte me prezantimin e Cooper, ku shihej një klip i Aleksandër Koganit, studiues ruso-amerikan që krijoi aplikacionin që i lejoi Cambridge Analytica të futej në të dhënat private të përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre.

Segall e hapi intervistën me një pyetje të thjeshtë: “Çfarë shkoi keq?”

Në fjalinë e tij të parë, Zuckerberg tha se Facebook ka refuzuar me forcë gjatë gjithë kohës, duke iu referuar incidentit si “shkelje”.

Gjërat nuk shkuan shumë mirë gjatë intervistës. Duke kërkuar falje, Zuckerberg tha se nëse Facebook nuk mund të mbrojë të dhënat, atëherë nuk e meriton mundësinë për t’u shërbyer njerëzve.

Ai vazhdoi të nënvizojë gjërat themelore që kompania duhet të bëjë për të parandaluar që kjo situatë të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, ai i referohej edhe ndryshimeve të mëdha të politikave që Facebook kishte ndërmarrë për të parandaluar vjedhjen e të dhënave në vitin 2014.

Segall pyeti Zuckerberg për masat që kishte marrë Facebook pas zbulimit të shkeljes, duke vënë në dukje se kompania zgjodhi qetësinë për të zgjidhur situatën me Cambridge Analytica.

Zuckerberg, duke belbëzuar herë pas here, u përgjigj se drejtuesit e Facebook u angazhuan për të vënë situatën nën kontroll dhe premtoi një hetim të plotë ligjor të aplikacioneve që kishin qasje të mëdha ndaj të dhënave të përdoruesve.

Ai shtoi se ata nuk duhej ta kishin marrë Cambridge Analytica si të mirëqenë.

Duke iu përgjigjur Segallit për shfrytëzimin e Facebook-ut nga ushtritë ruse, Zuckerberg tregoi mjetet e reja që Amnesty International përdori në 2017 për të bllokuar me sukses manipulimet gjatë zgjedhjeve franceze, duke vënë në dukje se ndërtimi i tyre nuk ishte një shkencë raketash.

Në fund të gjysmës së dytë të intervistës, Zuckerberg duket se u qetësua. Ai tha shpjegime sesi rusët vepruan në platformë, duke pohuar se media sociale dhe digjitale duhet të rregullohet në mënyrën si transmetohen dhe shtypen.

Kur u pyet nga Segall nëse ai do të ishte i gatshëm të dëshmonte para Kongresit, ai tha se edhe pse është personi që kontrollon Facebook-un, ai nuk ishte personi i duhur që mund t’u thoshte ligjvënësve si të bëjnë punën e tyre.

“Po ju jeni fytyra e kompanisë suaj”, vuri në dukje Segall.

“Ne dërgojmë njerëzit e duhur për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve…Nëse personi i duhur jam unë, unë do të shkoj. Mendoj se është një pikë në të cilën unë mund të jem personi i duhur për të dhënë përgjigje”, tha Zuckerberg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flamurtari mund “in extremis” Goga Basket, Tirana leksion Studentit
Previous article Ngjela: Të gjithë të korruptuarit kryeministror po punojnë për ta dështuar Reformën, Rama më qesharaku

k.autor

Postime të ngjashme

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë Teknologji

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT