• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zëvendës Kryeministrja Mesi në Shkodër: “Qeveria Shqiptare, në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës”
Home
Politikë

Zëvendës Kryeministrja Mesi në Shkodër: “Qeveria Shqiptare, në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës”

24 March, 2018 k.autor Politikë

ZëvendësKryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi ka inspektuar sot sërish zonën e nën-Shkodrës të prekur nga përmbytjet e kohëve të fundit.

Ajo ka qenë në Njësinë Administrative Dajç, ku është takuar me banorë të prekur nga përmbytjet dhe u ka siguruar atyre gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare në menaxhimin dhe përballimin e situatës.

Me iniciativë të saj, komuniteti i biznesit dhe shoqatave ka siguruar për banorët e Dajçit pako me bazë ushqimore dhe ujë të pijshëm për banorët, si dhe koncentrat për gjënë e gjallë.

Gjatë ditës së sotme, Znj. Mesi është takuar gjithashtu me Ambasadorin turk në Tiranë Sh. T. Z. Ahmet Yörük dhe Drejtorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Z. Necip Özay Özütok, të cilëve në emër të qeverisë shqiptare u ka shprehur mirënjohjen e veçantë për kontributin e TIKA në sigurimin e bazës ushqimore për 2500 banorë të prekur nga përmbytjet dhe 50 ton ushqimeve për gjënë e gjallë.

“Falenderim për qeverinë turke, e cila nuk është hera e parë që jep ndihmesë sa herë është patur nevojë për ndihmë konkrete. Qeveria Turke, jo vetëm mbështetje me ndihma në këtë periudhë, por në të ardhmen mbështetje teknike në një planifikim afatgjatë për parandalimin e përmbytjeve në të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Në të njëjtën kohë, ZëvendësKryeministrja Mesi ka nënvizuar se koordinimi i të gjithë instancave si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal, ka qenë faktor suksesi në menaxhimin e kësaj situate në Shkodër.

Duke theksuar faktin se të gjitha forcat janë të angazhuara në terren dhe në gatishmëri të plotë, në lidhje me ndihmat, Znj. Mesi ka theksuar nevojën dhe faktin se është kompetencë dhe detyrë e Bashkisë së Shkodrës dhe njësive administrative të prekura, që t’i shpërndajnë këto ndihma në mënyrën më të mirë dhe transparente të mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Partizani mposht Studentin në derbi, Skënderbeu e Vllaznia fitore në setin final
Previous article Kimmich zbulon ëndrrat e tij të mëdha me klubin dhe Gjermaninë

k.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT