Pas deklaratave të ambasadorit Donald Lu ditën e djeshme në prezantimin e operacionit “Fuqia e Ligjit”, ka reaguar duke ironizuar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Manjani nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ shkruan se Urdhri për peshk të madh u dha, qoftë i gjalë apo i ngordhur, por problemi qëndron tek ata që nuk dinë të pëshkojnë.
Postimi i plotë:
Urdhëri për peshk u dha! Peshk i madh, i vogël, i ngordhur apo i gjallë çtë jetë! Urdhri u dha!
Po me copat e mishit me dy sy si do i bëhet! Ata që do zbatojnë urdhërin e sdinë as të peshkojnë e as të gjuajnë?! Ata janë as mish e as peshk!
Ndërkohë, Rilindja ofron hashash. Bën mirë për shëndetin mendor dhe harresën e halleve…