• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dy meshkuj dhe një femër/ Kush janë BOSAT e drogës nga FIERI. Si u arrestuan në flagrancë, 27-vjeçarja…(FOTO)
Home
Breaking News

Dy meshkuj dhe një femër/ Kush janë BOSAT e drogës nga FIERI. Si u arrestuan në flagrancë, 27-vjeçarja…(FOTO)

24 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “MESNATA”.

Policia godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 36 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ”MESNATA” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier. 

2.Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier.

3.Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier.

Arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacioneve të mara më parë në rrugë operative se në lokalin ”New York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike. Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin ”New York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Sh. Gj dhe M. M. Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime (porcione) me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj.

Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht të shtetases P. I, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.

Po kështu shtetasja Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerje e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të të arrestuarëve Sh. Gj dhe M. M, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283/2, 285/a dhe 286 të Kodit Penal, dhe ndaj shtetases P. I, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 279 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA NE FIER/ Autorët bashkëpunonin prej kohësh si grup. Kush i orientoi në Fier
Previous article “Deti po përpin malin Etna në Siçili”, njihuni me studimin mahnitës të shkencëtarëve britanikë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama Aktualitet

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi Aktualitet

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT