• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shtimi i bandave shqiptare të drogës mbipopullon burgjet britanike
Home
Aktualitet
Kronikë

Shtimi i bandave shqiptare të drogës mbipopullon burgjet britanike

23 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Bandat e drogës nga Shqipëria kanë nxitur një trefishim të numrit të kriminelëve shqiptarë në burgjet britanike. Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se 726 shkelës të ligjit nga vendi ynë kanë mbetur pas hekurave vitin e kaluar – nga 267 në vitin 2013.

Shumë prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, krime seksuale, pastrim parash, trafikim njerëzish dhe kërcënime me vdekje.

Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të huaj të rënë në burgje në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë – me një kosto prej rreth 53 milionë paund për tatimpaguesit.

Rreth 321 të burgosur janë atje për vepra penale të lidhura me drogën, që tejkalojnë numrin e kriminelëve nga Xhamajka (122) dhe Polonia (85).

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se bandat e trafikanëntëve shqiptarë të drogës tani janë një kërcënim i rëndësishëm, duke përdorur taktika gjithnjë e më të pamëshirshme për të mbrojtur biznesin e tyre.

Në një artikull të publikuar nga e përditshmja britanike “DailyMail”, thuhet se “grupet e krimit të organizuar nga vendi, i cili ka një popullsi prej vetëm 2.9 milion, tani kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainë rreth Mbretërisë së Bashkuar”.

Deputeti David Hanson tha se kapja dhe burgosja e kriminelëve shqiptarë është një sukses më vete. Por ai shtoi: “Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm për të siguruar që ata do t’i përfundojnë dënimet në Shqipëri”. 

“Në një kohë kur burgjet janë të mbipopulluara, është e domosdoshme që ata të largohen shpejt”.

Një ndër kriminelët kryesorë është Khalad Uddin, 35 vjeç, i cili u burgos me 16 vjet në qershorin e vitit të kaluar. Ai u përshkrua si “shtylla” në një rrjet të trafikut të drogës që u përhap nga vendi i tij i lindjes Michigan, në Bristol dhe Londër.

Para se ai të kapej nga policia, Uddin jetonte në një apartament në Oksford dhe kishte një ‘flotë’ prej shtatë makinash duke përfshirë një Range Rover dhe një BMW Seria 7.

Stil luksoz i jetesës së tij bëri që oficerët e policisë të bastisnin shtëpinë e tij ku gjetën rreth 460,000 paund para, 70 plaë xhinse të disenjuara me vlerë deri në 700 paund secila dhe stoli të shtrenjta.

Krimineli i dhunshëm Vital Dapi, i cili vrau dy pensionistë, përdori një identitet të rremë për të kërkuar azil dhe jetonte në mënyrë të paligjshme në Britani për gati dy dekada.

Atij iu dha një dënim të përjetshëm në mars të vitit të kaluar për sulmin ndaj Peter Stuart, 75 vjeç dhe gruas së tij Sylvia, 69 vjeç, në Weybread, Suffolk.

Vitin e kaluar, “DailyMail” tha se policia po përballet me një valë të krimit shqiptar me 50 të burgosur të arrestuar çdo javë mes një rritjeje në luftën kundër trafikimit të drogës.

Në vitin 2016, policia arrestoi shqiptarët 2,781 herë – 8 përqind më shumë se 2015. Kjo do të thotë se 11 nga 32,000 banorët shqiptarë të lindur në Angli dhe Uells u arrestuan, edhe pse disa prej tyre mund të ishin marrë në paraburgim më shumë se një herë.

Po mijëra shqiptarë, të cilët jetojnë në Britani të Madhe, dyshohen se kanë marrë identitet fals nga Kosova fqinje, duke pretenduar që janë viktima të luftës 18 vjet më parë.

Një zëdhënës i Zyrës Qendrore tha: “Shtetasit e huaj që abuzojnë më mikpritjen tonë duke kryer krime në Mbretëri të Bashkuar, duhet të mos kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për t’i dëbuar ata”.

“Ne kemi larguar më shumë se 40,000 kriminelë të huaj që nga viti 2010, duke përfshirë 6,346 në 2016-17 – numri më i madh që mban rekord”./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë iu gjet njërit prej grabitësve në shtëpi, dëshmia e gruas: Ja ku fjeti mbrëmë
Previous article Dua Lipa vjen me një pozë nga Australia, mahnitëse (Foto/Video)

Redaktor2

Postime të ngjashme

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama Aktualitet

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi Aktualitet

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi

VRASJA E DY BASKETËBOLLISTËVE NË KORÇË/ Damiano Toshi drejt lirimit! Gjykata e Elbasanit e "shpëton" nga burgimi i përjetshëm Aktualitet

VRASJA E DY BASKETËBOLLISTËVE NË KORÇË/ Damiano Toshi drejt lirimit! Gjykata e Elbasanit e "shpëton" nga burgimi i përjetshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT