• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çfarë iu gjet njërit prej grabitësve në shtëpi, dëshmia e gruas: Ja ku fjeti mbrëmë
Home
Aktualitet
Kronikë

Çfarë iu gjet njërit prej grabitësve në shtëpi, dëshmia e gruas: Ja ku fjeti mbrëmë

23 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Të tjetra detaje dalin në dritë nga tentativa e grabitjes në Fier, ku një grup hajdutësh hapën zjarr ndaj policisë, e për pasojë njëri prej vdiq dhe tjetri u plagos. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka arritur të gjejë shtëpinë e Arben Muçës, 37-vjeçari i plagosur, i cili jetonte në lagjen nr.13 tek ‘Rota e Kuqe’ në zonën e plazhit në Durrës. Muça jetonte aty bashkë me gruan dhe tre fëmijët.

Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e gruas së Arben Muçës në polici, ndërsa ajo ishte shprehur se dje kishte qenë tek babai i saj me tre fëmijët. Ndërkohë që sipas saj, burri kishte fjetur në shtëpinë e tyre.

“Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë ka fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime”, mësohet të ketë dhënë gruaja e Arben Muçës. Pas kontrolleve të ushtruara në banesë, në shtëpinë e tij janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

CFARË DËSHMOJNË FQINJËT
Ndërkohë Haxhiaj ka arritur të pyesë edhe fqinjët e Muçës, të cilët janë befasuar nga lajmi në fjalë. Ata shprehën se nuk kishin njohje me të plagosurin, pasi haseshin shumë rrallë në pallat. “Di që gruaja e tij më shumë rrinte tek babai i vet në fshat, pasi e ndihmonte nëna se kishte dy binjak. Ndërsa Arbeni rrinte më shumë këtu. Por nuk e di ça pune bënte, pasi se kisha parë shumë”, tha një prej fqinjëve që nuk do të identifikohet. Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij, Ardi, është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier. Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i vrarë një nga autorët, Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Elbasan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjykata merr vendimin e pamëshirshëm për dentisten e njohur të VIP-ave
Previous article Shtimi i bandave shqiptare të drogës mbipopullon burgjet britanike

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT