Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Në vendimin e dhënë këtë të premte, komisioni vlerësoi se Lulo nuk arsyeton burimin e pasurisë së tij.
Menjëherë pas dhënies së këtij vendimi, avokati i Lulos e konsideroi atë të pa drejtë dhe tha se do ta apelojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Duke komentuar vendimin, avokati, Ardian Visha tha se me standartin që përdori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, zor se ndokush do ta kalojë Vetingun.
“Për standartin që përdorën është një stekë shumë e ulët, poshtë së cilës zor se mund të kalojë njeri” u shpreh Visha.
Fatos Lulo nuk justifikoi dot 480 mijë dollarë kanadezë dhe 100 mijë euro që kishte deklaruar si hua nga e motra.
Me logjikën e avokatit të tij, duhet të kesh miliona dollar të pajustifikuara, që të mos e kalosh vettingun, se 500 e ca mijë dollar nuk janë gjë!
Neës24 raporton ndërkohë, se tashmë Prokuroria po bëhet gati për të hetuar gjyqtarin Lulo.(TemA)


