Gjykata e Apelit të Durrësit lë në burg stomatologen mashtruese Olesia Duka. Kjo e fundit ankimoi vendimin për “Arrest me burg”.
Stomatologia akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke u marrë 2 mln euro. Vetëm Idlir Hoxhës, stomatologia i kishte marrë 900 mijë euro. Por, para gjykatës Duka ka deklaruar se paratë do i kthejë pasi janë brenda bashkëpunimit tregtar e jo mashtrim.
Duka u premtonte biznesmenëve se paratë do t’ua kthente shumë shpejt. Grupi hetimor dyshon se ajo ka pasur edhe lidhje intime me disa prej tyre.
Çfarë iu gjet: Prokuroria ka vendosur sekuestro ne 4 apartamente te 38 -vjeçares në Tiranë dhe 1 në Durrës. Vlera e tyre përllogaritet në 300 mijë euro.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto banesa, policia gjeti disa blloqe ku stomatologia mbante shënim borxhet e marra. Po ashtu u sekuestrua edhe 1.5 kilogram kanabis.
Informacionet e fundit bëjnë me dije se në dëshminë e saj në polici, Olesia ka thënë se drogën që mbante në shtëpi, e kishte për përdorim vetjak.
EMRAT E PLOTË TË 11 BIZNESMENËVE TË MASHTRUAR
1.- Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
2.- Edlira Shtini
3.- Gerta Lumi
4.- Adem Selmani
5.- Myrteza Meshi
6.- Ilir Doci
7.- Rezart Shtini
8.- Viktor Hoxha
9.- Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
10.-Besnik Daci
11.-Genci Lule: (Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar)
Përgatiti:AlpeNews.al


