Ka përfunduar seancën dëgjimore për rivlerësimin për gjyqtarin Fatos Lulo. Trupa Gjykuese ka vendosur shkarkimin nga detyra për Gjyqtarin Fatos Lulo.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo duke e skarkuar si gjyqtar. Dy ditë më parë, nëpërmjet avokatit të tij, Lulo ka dhënë përgjigje për paratë dhe pronat që zotëron.

Gjyqtari Fatos Lulo
Në fokus të kësaj seance ishte pikërisht verifikimi i burimit të pasurive të tij, që bazuar në raportin e ILDKPK, ai është zotërues i një apartamenti te ‘Rruga e Durrësit’, e fituar me kontratë dhurimi, një zyrë, sipas deklarimit të tij e dhuruar me vlerë 100 mijë dollarë.
Gjithashtu, gjyqtari Lulo zotëron një banesë në Kanada dhe një depozitë bankare prej 480 mijë dollarë.
I njëjti proces do të zbatohet edhe për gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë. Ligji parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë dot pasuritë, përjashtohen nga sistemi./AlpeNews.al


