Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjakovë është gjetur e vdekur një foshnje njëditëshe.
Policia e ka konsideruar rastin si vrasje.
Për këtë është arrestuar si e dyshuar nëna e viktimës.
Është gjetur pa shenja jete një foshnje njëditësh.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është arrestuar e dyshuara K. e ëma e viktimës.
Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.


