Një sasi eksplozivi është vendosur gjatë natës në një banesë në fshatin Gurëz të Kurbinit.
Eksplozivi mësohet se ka plasur në banesën e familjes Kastrati në këtë fshat.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale pasi familja e gjitha mësohet se ndodhet në emigracion dhe banesa ka qenë bosh.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.


