• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ratifikimi i demarkacionit/ Reagon qeveria e Malit të Zi
Home
Rajon

Ratifikimi i demarkacionit/ Reagon qeveria e Malit të Zi

22 March, 2018 F.autor Rajon

Kryeministri malazez, Duško Markoviç ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Kufirit Shtetëror midis Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Markoviç ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së kufirit është një lajm i mirë për marrëdhëniet dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Ne përgëzojmë shumicën parlamentare në Kosovë. Ky është një konfirmim i aftësisë sonë për të zgjidhur shqetësimet e rëndësishme rajonale nga vetja, pa kërkuar ndërmjetësim. Ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit. Me ratifikimin e marrëveshjes, Kosova përmbush një nga kushtet kyçe për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë se së shpejti do të bëhet një realitet për të mirën e qytetarëve të Kosovës, siç ka qenë për qytetarët e Malit të Zi dhe të vendeve të tjera të rajonit, ka thënë Markoviç në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ai ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi, është e kënaqur që ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje duke promovuar bashkëpunimin tradicional të mirë me Kosovën.

“Ne jemi të kënaqur që Qeveria e Malit të Zi ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes promovimit të bashkëpunimit tradicional të mirë mes Malit të Zi dhe Kosovës, në frymën e vlerave evropiane dhe strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor që Mali i Zi , si një lojtar përgjegjës rajonal dhe anëtar i NATO-s, është duke u zhvilluar”, ka shkruar Markoviç në Twitter.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENONCIMI/ Si e përdorte ROVENA GASHI postin në Prokurori, për të zgjidhur konfliktet e biznesit privat familjar
Previous article E FUNDIT/ Rrëzohet një avion ushtarak në Turqi

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT