Policia në Vlorë ka arrestuar një shtetas i cili akuzohet se ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me iniciale Sh.Sh. në dyqanin e tij në Ujë të ftohtë, ka kryer ndërhyrje në rrjetin kryesor të ujësjellësit.
Procedohet penalisht një shtetase për Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit.
Më datë 21.03.2018, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë proceduar penalisht shtetasen :
Sh.Sh., 51 vjeçe, banuese në Vlorë.
Procedimi penal ndaj saj ka nisur pasi në dyqanin e saj në lagjen ”Uji i Ftohtë”, është konstatuar ndërhyrje në rrjetin kryesor të ujësjellësit pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit”, të parashikuar nga neni 159/2 të Kodit Penal.


