Në vijim të ngjarjes të ndodhur tek fusha e sportit “Skënder Halili”, policia njofton se u bë arrestimi në flagrancë i agresorit 47 vjeç nga Tirana.
Njoftimi i Policisë:
Në perfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit :
Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi rreth orës 09:50, tek fusha e sportit ” “Skënder Halili”, në Qyteti i Nxënësve, shtetasi i mësipërm është konfliktuar duke e goditur me grusht, trajnerin e ekipit “U-16”, shtetasin M. M., për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë.
Materialet proçeduariale do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.


