• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Alarm në Egje, një armë sekrete turke shkatërroi sistemin GPS të Qipros?
Home
Nderkombetare

Alarm në Egje, një armë sekrete turke shkatërroi sistemin GPS të Qipros?

21 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Një pjesë e hapësirës ajrore të Qipros ka qenë mjaft e rrezikshme gjatë paradites së sotme, raportojnë mediet e këtij vendi

Për arsye ende të paqarta, sistemi GPS (Global Positioning System) ka qenë i çakorduar në një pjesë të mirë të qiellit të Nikosias, duke shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin si në ajër, det ashtu edhe në tokë, shkruan Albeu.com. Problemin më të madh e patën kompanitë e avionëve, të cilave iu desh që të operonin me një sistem tjetër pasi herë pas here sistemi GPS dilte nga funksioni apo jepte të dhëna jo të sakta.

Po ashtu, të njëjtin problem hasën edhe fluturimet ushtarake apo anijet në det, të cilave iu desh të gjenin forma të tjera alternative për koordinimin. Mediet qipriote raportojnë se ka dyshime të forta se problemi ndodhi kur në ajër ishin avionë amerikanë dhe rusë me teknologji të sofistikuar, por në rrjetet sociale flitet edhe për një “armë” elektronike të fshehtë të Turqisë, e cila ka bërë një sulm ndaj sistemit të GPS në aeroportin e Nikosias.

Madje, përdoruesit e rrjeteve sociale janë më të prirë që të besojnë këtë version më shumë sesa problemet që mund të ketë pasur ndonjë satelit apo ato që lidhen me fluturimin e avionëve ushtarakë amerikanë dhe rusë në zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shyhrete Behluli po paralajmëron diçka! E treta… (FOTO)
Previous article Po shkëlqen me Interin, por e ardhmja e Joao Cancelos mund të mos jetë zikaltër

Redaktor2

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT