• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-deputeti i LSI reagon pas ndjekjes penale nga Prokuroria: Jam ndaluar vetëm tre ditë, nuk kam dijeni për…
Home
Shqipëri

Ish-deputeti i LSI reagon pas ndjekjes penale nga Prokuroria: Jam ndaluar vetëm tre ditë, nuk kam dijeni për…

21 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim procedimin penal ndaj ish-deputetit të LSI-së, Shkëlqim Selami.

Ai akuzohet për “Falsifikimi të vulave, stampave dhe formularëve”.

Selami humbi mandatin e deputetit të fituar në 2013-ën në qarkun e Vlorës, pasi Prokuroria e Përgjithshme konstatoi në 2016-ën se nuk kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një arrestim në Itali në vitin 2006, nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të trafikut të klandestinëve.

Selami u ndalua në 2006-ën pasi Gjykata e Brindizit në vitin 1994 kishte vendosur masën e arrestit me burg. Në 6 Shtator 2006 masa e arrestit iu hoq dhe në 7 Shkurt 2007 edhe gjykata e Brindisit e pushoi çështjen për arsye të parashkrimit, për shkak të tejkalimit të afateve.

Por i kontaktuar nga “Tirana Today”, Shkëlqim Selami ka deklaruar se ka qenë i ndalur për tre ditë nga autoritete italiane, dhe nuk ka bërë qoftë dhe një ditë burg. Ai është shprehur se të gjitha këto janë sulme politike.

“E para një herë është se nuk kam pasur asnjë lloj dënimi në Itali dhe në Shqipëri asnjë ditë. Këto i vetë argumentoj me shkresa dhe me gjëra. Unë nuk kam qenë asnjë ditë i dënuar jo më dy dite a më shumë.

E dyta, atë për të cilën ata më akuzojnë ka qenë një masë sigurie në 1994, para 23-vitesh që unë nuk kam pasur dijeni për këtë masë sigurie. Kjo ka qenë një masë sigurie në Itali që vetë italianët e kanë pushuar si çështje dhe unë nuk asnjë lidhje. Në momentin që unë në Itali kam qëndruar katër mua pas masës, në momentin që unë do të kisha lidhje do të isha ndalur në ’94; ’95;’96 e kështu në vitet në vijim, gjë që nuk ka ndodhur.

Tani që të kuptohet, Prokuroria ka dërguar diçka të qëllimshme dhe gjërat janë bërë kastile. Unë nuk kam lënë asgjë pa deklaruar”.

Këtë situatë e konsideron si sulm politik?

Po patjetër që është sulm politik. Unë kam deklaruar dhe e kam plotësuar vetë formularin. Unë kam shkruan në formular që kam qenë i ndaluar në 1994 për 3 ditë. Ka qenë e premte e shtunë dhe e dielë. Ka ardhur avokatja dhe më ka thënë: “Ka qenë ndalim i paligjshëm dhe do të dalësh ditët në vijim”.

Në këtë situatë i bie që unë nuk kam asnjë lloj lidhje dhe kam dalë pastaj pas tre ditësh. Unë nuk kisha lidhje fare, pasi ishte ndalim i paligjshëm. Unë nuk kam qenë i dënuar.

Ndërsa Prokuroria pretendon dhe më thoshte se ti: “Ke thënë i ndalur por nuk e thënë i arrestuar”. Ju lutem argumentojeni pak këtë sepse kjo është “bukuria” që bën Prokuroria. Më thotë ke thënë i ndaluar por nuk ke thënë i arrestuar.

I ndalur kam qenë sepse nuk më ka ardhur më njeri për asnjë akuzë, apo nuk kam dalë asnjë herë përpara gjykatës. Tani ku është pjesa që unë do të thoja që jam i arrestuar dhe jo i ndaluar? Jo me thonë ti duhet të thoje që ke qenë i arrestuar. Moj zonjë i thashë: Nëse unë do të kisha shkruar atje që isha i atestuar çfarë do të bëje ti?

“Do ta pushoja çështjen” më tha, nuk do më dërgonte në gjykatë. E kuptoni çfarë turpi i madha. Pra e gjithë çështja ka të bëje se pse unë kam shkruar i ndalur dhe jo i arrestuar. E kuptoni se çfarë është prokuroria e kuptoni se çfarë turpi i madh është?

Por nuk ka lidhje fare, sepse unë e di që e kanë bërë kastile për të më mbajtur peng. Edhe letrat tani i solla unë sepse ata nuk kishin për t’i sjellë. Kjo ka qenë një çështje e hapur kastile në prill të vitit të kaluar, që unë të mund të mos kandidoja për zgjedhje, vetëm e vetëm për të më mbajtur peng. Më thonë që kemi dërguar letër porosinë në Itali.

Unë nuk kam çështje me shtetin Italian. Unë u kam sjellë letrat nga autoritete e drejtësisë në Pulia. Çfarë presin ata nga Italia? Kur ministria e drejtësisë Italiane thotë se nuk ka qenë i dënuar për asgjë. Ok, më mbajtën peng në këtë pjesë. Ata mund të më mbanin dhe 10 vjet. Unë i solla vetë letrat, sepse nuk kishin për ta bërë vetëm donin të më mbanin peng. Unë nuk kam asnjë lloj lidhje.

Jeni në dijeni se ndonjë deputet tjetër nuk ka deklaruar dënime apo masa të tjera në formularin e dekriminalizimit?

E para një herë: Unë nuk kam fshehur asgjë. Për të tjerët nuk më intereson fare. Nuk e di çfarë kanë bërë të tjerët tek formulari kanë fshehur apo jo. Unë di një gjë që kam qenë transparent. I kam shkruar të gjitha ato që kanë qenë për të shkruar dhe kaq. Nuk kam asgjë për të fshehur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shokon zyrtari anglez: UFO-t ekzistojnë, nëse ata vijnë në Tokë ...
Previous article LAJM I FUNDIT/ Bashkia e Durrësit apelon vendimin për sheshin “Veliera”. Dako i prerë

Redaktor2

Postime të ngjashme

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT