• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Parashikimi i OKB: Mosha mesatare e shqiptarëve do të arrijë mbi 50 vjeç në vitin 2055
Home
Sociale

Parashikimi i OKB: Mosha mesatare e shqiptarëve do të arrijë mbi 50 vjeç në vitin 2055

21 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Popullsia e Shqipërisë do të plaket me ritme të shpejta në tre dekadat në vijim. Organizata e Kombeve të Bashkuara, në statistikat e përditësuara të 2017-s për popullsinë globale, parashikon që mosha e mesatare e shqiptarëve (njihet edhe si mosha mediane) do të arrijë në vitin 2055 në 50.6 vjeç nga 36.2 vjeç që ishte në vitin 2015.

Në vitin 1950, mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë ishte 21 vjeç, për shkak të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që u shoqërua me një boom lindjesh në të gjithë Europën, përfshi dhe Shqipërinë.

Mosha mediane parashikohet të ketë rritje të vazhdueshme. Sipas skenarit të mesëm të rritjes së OKB-së do të arrijë në 41,5 vjeç në vitin 2030. Shqipëria do të ketë arritur moshën aktuale mediane të Europës pikërisht në vitin 2030.

Popullsia e Shqipërisë jo vetëm që do të plaket, por strukturat e moshimit parashikohen të ndryshojnë në të ardhmen. Sipas të dhënave kombëtare deri në vitin 2011, plakja nxitej nga tkurrja e brezave të lindur d.m.th plakje në bazë të piramidës.

Sipas INSTAT, raporti i varësisë të të rinjve pësoi rënie nga 53 fëmijë për 100 të rritur në moshë pune në vitin 1989 në 32 fëmijë në vitin 2011. Raporti u përkeqësua më tej pas censusit të 2011-s. Varësia e të moshuarve ka qenë e kufizuar, megjithëse ajo është dyfishuar nga 8 në 18 individë për 100 të rritur në moshë pune së fundmi.

Varësia e të rinjve parashikohet të bjerë me një ritëm të ngjashëm krahasuar me rritjen e varësisë të të moshuarve deri në vitin 2021 (një rënie deri në 25 të rinj dhe një rritje deri në 23 të moshuar për 100 të rritur në moshë pune respektivisht, sipas skenarit të rritjes mesatare).

Skenari i rritjes së mesme nënkupton 30 të moshuar për 100 të rritur në moshë pune në vitin 2031.
Sipas projeksioneve vendase për popullsinë që shtrihen deri me 2031, plakja e gjeneratave të njëpasnjëshme dhe ngjarjet demografike që ato provojnë me kalimin e kohës do ta ndryshojnë strukturën e moshës së popullsisë shqiptare.

Piramida e gjinisë dhe moshës do të zgjerohet në majë ndërsa brezat e foshnjave të lindura gjatë gjeneratës “baby-boom”, pas vitit 1960 kalojnë në moshën e pensionit. Krahas kësaj, plakja e gjeneratave të lindura në vitet 1990 (me moshë ndërmjet 10 dhe 20 vjeç në vitin 2011) do të rrisë numrin e të rriturve në moshat kryesore të lindjes së fëmijëve në vitin 2021.

Megjithatë, dhjetë vjet më vonë. këto gjenerata do të zëvendësohen nga gjeneratat e lindura më pas, që janë shumë më të pakta në numër, duke çuar drejt një numri të reduktuar të të rriturve në moshë për të lindur. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelja e njohur humbë peshë por ta pasmet i ka më të mëdha se kurrë (Foto)
Previous article Tradhtohet nga koha! Ja çfarë ka veshur Mihrija teksa temperaturat kanë rënë dukshëm (Foto)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT