Nazmi Çaka është 22-vjeçari nga që krijon armë të ftohta në qelinë e burgut në Fier, ku prej një viti vuan dënimin që i është dhënë për veprën penale “grabitje banke” në 05/03/2017 në Tiranë.
22-vjeçarit, edhe pse e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fier pas një kontrolli në qelinë e tij i janë gjetur disa armë të ftohta.
Armët e ftohta përkatësisht një thikë dhe një unazë në formë doreze që mund të përdorej në rast të ndonjë sherri të mundshëm janë të improvizuara nga Nazmi Çaka.
Mendohet se armët e ftohta janë bërë nga materiali i një tigani i cili është gjetur i deformuar nga gardianët e burgut. Tigani ka qenë pikërisht ai që ngjallën dyshimet e gardianëve.
Vetë Çaka mësohet se nuk ka qenë bashkëpunues dhe nuk ka treguar se si i kishte krijuar armët e ftohta. I riu është proceduar për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Më 5 mars të vitit të kaluar, Nazmi Çaka u akuzua se tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet.
AlpeNews.al





