Në Shqipëri kanë mbërritur ditën e sotme dy agjentë të FBI-së, Mark Newhouse dhe Jack Liao, të cilët do të ndihmojnë Task-Forcën për të luftuar grupet kriminale dhe asetet e tyre.
Për të shpjeguar më tej rolin e tyre, i ftuar në studion e Report Tv ishte zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.
Sipas Lamallari përfshirja e ndërkombëtarëve ishte e nevojshme ndërsa thotë se më së shumti ndihma e dhënë do të jetë ajo e asistencës teknike. Ai thekson gjithashtu se së shpejti do të vijë në vend edhe një eksperte britanike.
“Për shkak të globalizmit ishte e nevojshme të përfshiheshin ndërkombëtarët, do jetë asistencë teknike të ekspertëve të huaj. Shumë shpejt do mbërrijnë edhe një eksperte britanike me mjaft eksperiencë.”, tha Lamallari.
Ndërsa s ai përket deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu për “pershqit e medhenj”, zv/ministri u shpreh se hetimet për skandale të tilla ka kohë që janë ndërmarrë, ndërsa shton se rezultate konkrete do të kemi në vitin 2018.
“Mund të them që aktualisht ka kohë që ka filluar të bëhet kjo punë. Janë identifikuar një sërë grupesh problematike. Në 2018 do kemi dhe rezultate para. Materialet janë gati, por pritet për tu pasuruar në vijimësi.”, u shpreh zv/ministri.
Flasim për rolin e FBI, çfarë roli do kenë këshillues vendimmarrës?
Për shkak të globalizmit ishte e nevojshme të përfshiheshin ndërkombëtarët, do jetë asistencë teknike të ekspertëve të huaj. Shumë shpejt do mbërrijnë edhe një eksperte britanikë me mjaft eksperiencë.
A i kemi të gjitha kapacitetet për të hetuar pasuritë e krimit?
Është hera e parë që një nismë e tillë vjen në Shqipëri, që konkludon në goditjen e krimit të organizuar. Reforma në drejtësi, vetingu që do të nisë shumë shpejt, operacioni Forca e ligjit, janë reforma të veçanta në llojin e tyre dhe adresojnë elementë të rëndësishëm në Shqipëri. Ajo çfarë ndodh me këtë plan veprimi është bashkërendimin e institucioneve për hir të një interesi të përbashkët.
Duke ju referuar Lu që foli për peshq të mëdhenj, po hetohet për këto skandale që mund të lindin nga janari?
Mund të them që aktualisht ka kohë që ka filluar të bëhet kjo punë. Janë identifikuar një sërë grupesh problematike. Në 2018 do kemi dhe rezultatet e para. Materialet janë gati, por pritet për tu pasuruar në vijimësi.
Deri tani jemi në deklarata politike, kjo Task Forcë kur do jetë konkret edhe me emra?
Shumë shpejtë. Ata që do të jenë pjesë e kësaj Task Force duhet të jenë shumë të mirë trajnuar.
S kohë do të zgjasë kjo?
Kjo nuk duhet kuptuar si aksion, por një reformë e madhe, një ndërveprim i institucioneve të rëndësishme. Është e padrejtë që barra ti bjeri vetëm policisë, tashmë do të ketë një bashkë rendim të të gjithë instituçioneve.


