• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Udhëzime nga Uashingtoni per takimin e Kretës, Greqi-Shqipëri?
Home
Shqipëri

Udhëzime nga Uashingtoni per takimin e Kretës, Greqi-Shqipëri?

7 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të nisin të enjten takimin disaditor në Kretë, për të zgjidhur çështje të klasifikuara si të “vështira” mes dy vendeve.

Takimin e konfirmoi për gazetën lokale Flash News.gr kryetari i bashkisë se Spithas ku do të mbahet takimi, Ioanis Stefanakis.

“Ne kemi qenë të informuar për vizitën e dy ministrave dhe presim për të finalizuar programin”, tha ai.

Ndërsa sekretari për grekët e diasporës, Dimitris Plevrakis duke folur për folur për gazetën “Nea Kreta” deklaroi se përmbajtja e diskutimeve dhe orari i saktë do të bëhen publik të martën dhe se axhenda synon të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, tani dhe në të ardhmen.

Jo rastësisht është zgjedhur Kreta për këtë takimi bilateral .

“Ne duam që ishulli të dalë në pah si pikë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, tha Plevrakis, duke  kujtuar takimin e mbajtur në Elounda mes ministrit Kotzias dhe homologut të tij turk, Cavusoglu.

“Ne besojmë se Greqia mund të jetë spirancë e stabilitetit për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe Mesdheun Lindor.

Dhe në këtë drejtim ne zgjodhëm Kretën.

Dhe kjo është një përpjekje që do të na orientojë më shumë për të ardhmen në mënyrë që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet.

Përveç kësaj, ky është mesazhi pas udhëtimit (nënkuptohet kryeministri Cipras) në Amerikë, që  Greqia të jetë pol i stabilitetit dhe sigurisë në rajon “, tha ai.

Duke iu referuar këtyre takimeve bilaterale, Dimitris Plevrakis shton:

“Dialogu i ndihmon dhe ne besojmë dhe shpresojmë se do të ketë rezultate shumë pozitive për të dyja vendet. Ana greke ka ndërmarrë tashmë shumë nisma.

Në këtë kontekst, ky takim do të jetë një vazhdim i nismës së ndërmarrë nga qeveria greke për Ballkanin, kur u zhvillua konferenca katër palëshe në Selanik. Kohët e fundit, me pjesëmarrjen e shteteve të tjera, rajoni i Ballkanit është stabilizuar.

Ne besojmë përfundimisht, se rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Greqia”

Për agjendën e takimit, Plevrakis sqaroi se do të negociojë me hollësi çështjet që do të diskutohen, për të cilat do flitet menjëherë pas takimit.

Nga pala shqiptare nuk janë dhënë detaje, por ngujimi për disa ditë në Kretë i dy ministrave forcon bindjen se të dyja palët duan të arrijnë një marrëveshje. Tirana për të marrë miratimin për çështjen e hapjes së negociatave dhe Greqia dakordësinë për marrëveshjen e detit, e cila mund të rishikohet me ndryshime te vogla. Kësaj qasje duket se i përshtatet edhe retorika e zbutur e ministrit Kotzias për cështjen e Himarës, duke thënë se Athina nuk ndërhyn në çështjet e urbanizimit të brendshëm, por kërkohet vetëm respektimi i të drejtave të pronësisë.(Respublica)

http://flashnews.gr/post/331407/synanthsh-anwteroy-politikoy-epipedoy-st…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja çfarë bëjnë vajzat kur janë vetëm në shtëpi... Do të habiteni!
Previous article FBI, zv.ministri Brendshëm: Janë identifikuar “peshqit e mëdhenj”, goditja më 2018

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT