Është arrestuar autori i vrasjes së 32 vjeçarit ditën e sotme në Maqallarë të Dibrës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se si i dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit, mëngjesin e sotëm është vënë në pranga shtetasi me iniciale M.G banues në Shupenzë.
Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë
Maqellarë- Dibër Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K. Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi : M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.


