• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KG KOKAINË/ Zbardhet ITINERARI: Udhëtimi që zgjati 38 ditë, nga nisja në Kolumbi e deri në… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

613 KG KOKAINË/ Zbardhet ITINERARI: Udhëtimi që zgjati 38 ditë, nga nisja në Kolumbi e deri në… (DETAJET)

20 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet më në fund itinerari i lëvizjes së kontejnerit me 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit ku rezulton se ai ka udhëtuar për 38 ditë nga Kolumbia deri sa të mbërrinte në Durrës.

12 janar 2018

Kontenieri me kokainë rezulton se është vendosur fillimisht në portin e Turbos Kolumbi më datë 12 janar 2018 në ora 15:00 e një ditë më pas në ora 18:00 është vendosur në anije për tu nisur drejt Livornon Itali.

27 janar

Në Itali ky kontejner ka mbërritur pas 14 ditësh, dhe më 27 Janar në ora 15:56 minuta ka zbritur në portin italian ku dhe i është nënshtruar kontrollit fizik në të gjitha arkat e bananeve dhe sështë konstatuar droga.

8 shkurt

Pas 12 ditësh që ka qëndruar ky kontejner në portin e Livornos dhe më 8 shkurt 2018 është nisur me destinacion Maltën për të mbërritur këtu më 11 shkurt ora 13:37 minuta.

17 shkurt

Pa ju nënshtruar asnjë kontrolli në Maltë kontejneri ka qëndruar për 6 ditë për të lënë Maltën më 17 shkurt 2018 ora 15:02 minuta.

19 shkurt

Dy ditë më pas ky kontejner mbërrin në Durrës më 19 shkurt 2018 në ora 22:00 në mbrëmje dhe është vendosur në terminalin e kontejnerëve.

27 shkurt

Tetë ditë pasi kontejneri mbërrin në Durrës përfaqësuesit e kompanisë “Arbri Garden” janë paraqitur në port për të tërhequr porosinë që ata kishin dhënë për banane dhe kontejnerin në të cilin ishin fshehur 528 pako me një total prej 613 kg kokainë.

Në këto tetë ditë sipas materialeve që disponon Report Tv kontejneri ka qëndruar në terminal dhe vetëm kontrolli me analizë risku dhe skaner ka mundur të identifikoj sasinë e kokainës pasi me mbërritjen në Durrës të kontejnerit nuk ka pasur asnjë informacion as nga Kolumbia, as nga Italia dhe Malta nëse ishte konstatuar apo jo drogë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marcos Rojo: Alexis është lojtar i madh, por ne nuk kemi patur marrëdhënie të mirë kur ai ka qënë tek Arsenali
Previous article Jul Deda sulmon kolegët që mbollën pemë me lalin Erin: Po shko o burrë...

F.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT