• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vettingu e çoi për ndjekje penale/ Kush është Besnik Ymeraj, ish-anëtari i Kushtetueses, që u tërhoq i pari nga sistemi i drejtësisë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vettingu e çoi për ndjekje penale/ Kush është Besnik Ymeraj, ish-anëtari i Kushtetueses, që u tërhoq i pari nga sistemi i drejtësisë

20 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në 31 janar të këtij viti, Besnik Ymeraj u tërhoq nga anëtarët e gjykatës Kushtetuese. Arsyet sipas tij ishin personale dhe shëndetësore.
Por sot, Besnik Ymeraj është çuar për ndjekje penale.
Siç bëhet me dije, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (shkalla e parë e vettingut) ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin për Ymerajn.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”,- bën me dije Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por kush është Besnik Imeraj:

Ky në fakt është një emër jo i panjohur për opinionin publik. Përveçse ka gjykuar dosjen e Lulzim Bashës për aferën me rrugën Durrës-Kukës në kohën kur ishte Ministër i Transporteve dhe atë të Ilir Metës, pas video-përgjimit të Dritan Priftit, zoti Imeraj ka qenë edhe “violina e parë” kundër procesit të Vettingut.

Ai ka qenë ndër të parët që ka “zvarritur” procesin e Vettingut duke kërkuar që ta shqyrtonte Komisioni i Venecias. Kujtojmë se kjo vetëm sa shtyu në kohë miratimin e reformës në drejtësi, pasi Komisioni i Venecias nuk bëri asnjë ndryshim në formulimin e saj.

Megjithëse një institucion i ri, siç duket Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë sërish me emra të vjetër të drejtësisë shqiptare. Besnik Imeraj është prej vitit 1977 në organet e drejtësisë. Ai ka qenë gjyqtar në Apelin e Durrësit, e më pas anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas tetë viteve në Gjykatën e Lartë, Imeraj u emërua në vitin 2013 në Gjykatën Kushtetuese.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELDA SHABANI/ Teoria e Matisë dhe perëndimi
Previous article Nga portier i Serie A në kriminel, një karrierë e pabesueshme

F.autor

Postime të ngjashme

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara Aktualitet

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga Aktualitet

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT