• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Eurostat publikon shifrat: 5 për qind e popullsisë shqiptare aplikoi për azil në BE gjatë 2013-2017
Home
Sociale

Eurostat publikon shifrat: 5 për qind e popullsisë shqiptare aplikoi për azil në BE gjatë 2013-2017

20 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Pas njerëzve që po u ikin konflikteve dhe luftës, shqiptarët janë sërish azilkërkuesit me numrin më të lartë në Europë. Sipas statistikave të Eurostat, edhe për vitin 2017, Shqipëria mban numrin rekord të azilantëve nga vendet europiane. Në 2017-n aplikuan për herë të parë për azil 22 mijë e 75 shqiptarë. Edhe pse me rënie krahasuar me 2016-n, ku numri i aplikantëve ishte rreth 29 mijë, Shqipëria mbetet vendi i parë europian me numër kaq të madh azilkërkuesish, duke u renditur pas Sirisë (vendi i parë), Irakut, Afganistanit, Nigerisë, Pakistanit dhe Eritresë.

Nga viti 2013 deri më sot, numri i azil kërkueseve për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian është 140 mijë 197 persona, apo rreth 5% e popullsisë shqiptare që ka kërkuar azil.

Azilkërkuesit shqiptarë renditen të parët në Francë, ku në 2017-n kërkuan nga Shqipëria 11 mijë e 395 shqiptarë azil, nga mbi 22 mijë që kanë kërkuar në total.

Shanset që kërkesa për azil të pranohet për vende si Shqipëria, ku nuk ka luftë dhe është vend demokratik (sipas statistikave të Eurostat 1 në 32 aplikime të shqiptarëve për azil pranohet), janë të ulëta, prandaj nuk janë të paktë ata që po emigrojnë dhe integrohen në tregun europian të punës sipas rregullave.

Të dhënat nga INSTAT, për hyrje-daljet e shqiptarëve jashtë vendit, tregojnë se numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit nga pikat e kalimit kufitar është shumë më i lartë se kthimet e tyre në këto pika.

Diferenca ndërmjet hyrje-daljeve tregon se një numër i madh shtetasish shqiptarë janë larguar nga vendi dhe nuk janë kthyer më.

Diferenca e shqiptarëve të pakthyer është 273 mijë persona dhe ka vijuar të thellohet gjatë vitit 2015, kur vendi u përball me një fluks jo të zakontë ikjesh jashtë vendit kryesisht për azil ekonomik. Diferenca mes hyrjeve dhe daljeve u thellua në vitin 2015, me mbi 405 mijë persona. Flukset e emigracionit u zbutën disi më 2016, teksa diferenca mes hyrje-daljeve ishte 259 mijë persona, por në 2017-n u rrit sërish në 373 mijë persona./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Operacioni ‘fshesa’/ Largohet nga Milani, befason me klubin e ri
Previous article HORROR/ Kejvina i hipën sipër humoristit të njohur..(VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT