• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tsipras: Marrëveshja me Shqipërinë mund t’i paraqitet parlamentit brenda prillit
Home
Shqipëri

Tsipras: Marrëveshja me Shqipërinë mund t’i paraqitet parlamentit brenda prillit

20 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Athina zyrtare nuk ka bërë ende asnjë koment për vendimin e presidentit Ilir Meta që t’i akordojë Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke marrëveshjen për kufirin detar.

Në fakt ky ka qenë një vendim i pritshëm, edhe pse media greke i kishte dhënë ngjyra “komplotiste” disa javë më parë vendimit fillestar të Presidentit për ta kthyer mbrapsht kërkesën e Minitrisë së Jashtme shqiptare.

Sot media greke e arsyeton vendimin e atëhershëm të presidentit Meta si “qartësisht të karakterit kushtetues”.

Mediat greke vënë në dukje se vendimi i djeshëm i Presidentit u publikua pak orë pasi dy Ministrat e Jashtëm Kotzias e Bushati ishin takuar në Bruksel, në kuadër të Ministeralit të zakonshëm të BE-së.

Edhe pse e ka mirëpritur zhbllokimin e negociatave, media vendase ka shfaqur dhe një lloj skepticizmi, teksa nënvizon se duhet pritur vazhdimi dhe konkludimi i negociatave.

Madje për ta bërë edhe më “pikant” reagimin, shtrojnë pyetjen “nëse sulltani (presidenti turk, Erdogan) do ta lejojë Ramën që të nënshkruajë marrëveshjen dhe ta ratifikojë në parlament”…

Gjithësesi, negociatat Athinë-Tiranë për të gjitha çështjet problematike duket se tashmë po i afrohen fundit.

Madje kryeministri Tsipras është shprehur se marrëveshja eventuale me Shqipërinë do të mund t’i paraqitet parlamentit grek brenda muajit prill.

Kështu deklaroi kryetari i partisë To Potami, Stavros Teodorakis, i cili kishte një takim kokë më kokë me shefin e qeverisë greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet modelja/ U hodh nga kati i gjashtë për ti shpëtuar përdhunuesit
Previous article Fran Frrokaj nuk ka të drejtë firme si kryebashkiak. Banesa dy katëshe i ruhet me policë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit Politikë

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT