• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fran Frrokaj nuk ka të drejtë firme si kryebashkiak. Banesa dy katëshe i ruhet me policë
Home
Aktualitet
Kronikë

Fran Frrokaj nuk ka të drejtë firme si kryebashkiak. Banesa dy katëshe i ruhet me policë

20 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Pasditen e djeshme kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj la ambientet e komisariatit të qytetit për tu vendosur në banesën e tij dykatëshe.

Me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës, Fran Frrokaj është detyruar të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore deri në fund të hetimeve lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare Rana e Hedhun.

Në këtë vendim Fran Frrokaj urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” (ku ka bere pasaportizimin) por mësohet se ky i fundit ka kërkuar që të vendoset në shtëpinë e tij dy katëshe në fshatin Rrilë të Njësisë Shën Koll.

Kamera e Ora News ka filmuar banesën e cila mbrëmjen e djeshme ruhej nga një patrullë polici. Edhe sot paradite gazetari ynë informoi se një patrullë policie është stacionuar aty.

Fran Frrokaj nuk duhet te komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

Ndërkohë njëri prej avokatëve të Frrokajt, tha se kishte paqartësi në vendimin e gjykatës.

“Nuk e dimë ende nëse do jetë me byzylykë apo me policë. Aktualisht sot janë lënë dy policë te banesa e kryetarit Fran Frrokajt” u shpreh Adrian Leka i ftuar mbrëmë në studion e Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku.

Pyetja që lind është: Si do të funksionojë aktualisht bashkia e Lezhës? A ka të drejtë kryetari Frrokaj të ushtrojë detyrën, të hedhë firmë apo të japë udhëzime?

“Aktualisht bashkia ka struktura dhe persona të tjerë që drejtojnë dhe funksionojnë. Ka nënkryetarë që bëjnë punën e kryetarit. Derisa nuk kemi një vendim të formës së prerë të fajësisë apo të pafajësisë, Frrokaj nuk mund të firmosë. Kjo mund të ndodh vetën nëse do ketë një ndryshim të masës së sigurisë” tha avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tsipras: Marrëveshja me Shqipërinë mund t'i paraqitet parlamentit brenda prillit
Previous article Pas ndarjes, Gigi thotë se po i mungon ky person (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT