LONDËR – Kryeministrja britanike, Theresa May mbledh sërish Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për çështjen e ish-agjentit të helmuar rus.
BRUKSEL – Ministrat e Çështjeve Europiane të BE-së mblidhen sot për të diskutuar për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe pas Brexit.
BRUKSEL – Zgjidhet presidenti i ri i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian pas dorëheqjes së Giannni Pittella.
PRISHTIË – Parlamenti i Kosovës mblidhet për të shqyrtuar marrëveshjen e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi.
UASHINGTON – Princi trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane zhvillon një vizitë në Uashington, i cili do të pritet nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
UASHINGTON – Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier është në Uashington për të diskutuar tarifat doganore të presidentit Trump.
RIAD – Arabia Saudite organizon një forum ekonomik për gratë./ /G.S/ a.jor.


