• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nga Çlirim Gjata tek Theodhori Sollaku/ ZBARDHET LISTA me 20 kandidatët në garë për Gjykatën Kushtetuese
Home
Aktualitet
Drejtësi

Nga Çlirim Gjata tek Theodhori Sollaku/ ZBARDHET LISTA me 20 kandidatët në garë për Gjykatën Kushtetuese

20 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Janë bërë publike emrat e kandidatëve për gjykatën Kushtetuese. Në garë janë emra jo pak të njohur në sitemin e drejtësisë.

Lista me 20 emra të njohur të sistemit të drejtësisë ka mbërritur në Kuvend ku afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit ishte 15 marsi. AlpeNews.al publikon listën me 20 kandidatët në garë për në Gjykatën Kushtetuese

  1. Anila Kristani
  2. Arta Vorpsi
  3. Besnik Muçi
  4. Çlirim Gjata.
  5. Dedë Kasneci
  6. Dashamir Kore
  7. Denar Biba
  8. Elsa Toska.
  9. Gëzim Allaraj
  10. Ilir Kadiu
  11. Ilir Panda
  12. Irena Nino.
  13. Kristaq Traja
  14. Konstandin Kazanxhi.
  15. Rexhep Bekteshi
  16. Sinan Tafaj
  17. Sokol Hasani.
  18. Shpresa Beçaj
  19. Theodhor Sollaku
  20. Valbona Bala

Në fillim të shkurtit Kuvendi i Shqipërisë njoftoi për hapjen e procedurës së aplikimit për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht, Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej, duke e vendosur këtë institucion kyç në një ngërç.

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
-të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
-të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
-të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
-të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
-të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
-Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

-të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
-të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
-të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
-vjetërsisë në profesion;
-përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
-kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
-treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
-ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse -arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
-informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Lista e kandidatëve bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERMBYTJET NE SHKODER/ Ministria e Mbrojtjes jep informacione si paraqitet situata sot
Previous article ÇUDITË AKTORJA / I dashuri i saj është në moshën e......

Redaktor2

Postime të ngjashme

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT