Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar sot nga emisioni “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, përse të gjithë të arrestuarit në Lezhë, për abuzim me pronat në bregdet u liruan dhe përfunduan në arrest shtëpie.
Sipas saj, “prokuroria vërtet nga 2017 ka hetuar për këtë dosje, por ka ngritur dy akuza për këta persona, shpërdorim detyre dhe falsifikim, në një kohë që s’ka ngritur akuzën e bashkëpunimit.
Prokuroria, e ndikuar politikisht, apo për shkak të ndërhyrjeve, presioneve, apo edhe te paaftesise, këtë s’di ta them, i ka lënë këto akuza dhe ka lene hapesira ligjore duke i lënë mundësi gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe ti dërgojë në arrest shtëpie. Kjo tregon se e gjithë kjo rrëmujë, që do duhet të kishim akuzë për korrupsion, prokuroria s’e ka bërë, është mjaftuar duke hartuar disa akuza dhe duke lene hapesira ligjore, për ta katandisur këtë dosje në pafajësi…”
Lala tha se personat e akuzuar, mes të cilëve edhe kreu i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj kanë falsifikuar edhe firmën dhe vulën e ish kreut të Komunës së Shëngjinit.
“Në momentin e aplikimit për tjetërsimin e pronave, pagesat dhe procedurat janë kryer nga Ardenis Haxhi me detyrë specialist në bashkinë e Lezhës, i cili ka kryer veprimet për llogari të përfituesve. Është falsifikuar gjithashtu edhe vula dhe firma e ish kreut të komunës Shëngjin Salvador Kaçaj. Shitblerja është bërë me një shpejtësi shumë të madhe. Kjo tokë është ne sekuestro dhe një nga emrat që rezulton si pronar që e ka blerë është një biznesmen”- tha Lala.


