• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Parlamenti BELG kërkon raport për mishin e eksportuar që kaloi nga Shqipëria në Kosovë
Home
Sociale

Parlamenti BELG kërkon raport për mishin e eksportuar që kaloi nga Shqipëria në Kosovë

19 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Skandali i mishit të prishur të importuar në Kosovë nga Belgjika, ka marrë përmasa edhe më të mëdha pasi që Parlamenti i këtij shteti ka kërkuar një raport në detaje nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës (FASFC) lidhur me veprimtaritë e fundit të kompanisë “Veviba” nga Belgjika, e cila eksportoi mishin 12 vjet të vjetër për në Kosovë.
“Parlamenti ka pranuar një raport nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës, lidhur me veprimtarinë e thertores “Veviba” gjatë kohëve të fundit, dhe kjo ka ndodhur me qëllim të reformimit të procedurave kontrolluese në këtë Agjenci”, thuhet në njoftimin nga kabiniteti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë së Belgjikës.

Tutje, në këtë raport të përpiluar me kërkesën e Ministrit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, Denis Ducarme, është kërkuar që të tregohen detaje edhe nga skandali i mishit të importuar në Kosovë, e që më vonë rezultoi të jetë i prishur.

Në ndërkohë, pas dhënies së dritës së gjelbër nga ministri belg, ky raport është dërguar në kuvend, me përjashtim të disa pikave të cilat përmbajnë informacione të kualifikuara.

Raporti, qëllimi i të cilit është forcimi i reformave të Agjencisë së Ushqimit belge, do të diskutohet të mërkurën nga komisionet përkatëse parlamentare.

Dje: Sipas një informacioni të fundit, në muajin Gusht të vitit të kaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë u konfiskua 20 ton mish me etiketat e kompanisë Vanlommel. I skaduar prej një muaji nga momenti që kishte mbërritur në doganë, mishi u sekuestrua nga autoritetet.

“Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.

Nga ana tjetër, menaxheri i kompanisë “Vanlommel” thotë për mediat belge se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për gabim njerëzor.

“Ishte një gabim nga ana jonë. Kemi marrë përsipër përgjegjësinë. Ky nuk është një rast mashtrimi. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë që mishi kishte skadencë tre javore“, thotë Johan Heylen, raporton “tvklan”.

Dy deputetë belgë, Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens, kanë kërkuar që të nisë një hetim i plotë për këtë rast. Përmes një deklarate të përbashkët, deputetët thanë se “hetimet duhet të jenë proaktive, të shpejta dhe të plota. Për më tepër, ka një nevojë urgjente për komunikim sa më të shpejtë mes autoriteteve të përfshira dhe konsumatorëve”.

Ky është rasti i dytë me mishin e skaduar që eksportohet nga Belgjika. Përpara disa kohësh, kompania Veviba u përfshi në një skandal të ngjashëm duke dërguar mish të skaduar në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A e hoqën Rudinën prej Sokol Ballës? Gazetarja befason me përgjigjen
Previous article Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk bëjmë seks?

F.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT