• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET/ “Bëj kujdes, do kesh grupe nga pas”. Si bashkëpunoi ish-drejtori i Vlorës  me Habilajt
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRGJIMET/ “Bëj kujdes, do kesh grupe nga pas”. Si bashkëpunoi ish-drejtori i Vlorës me Habilajt

19 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kërkesa e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës për moszgjatje të hetimeve u rrëzua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Por, ndërsa ish-zyrtari i policisë është në arrati, së bashku me dy vartësit e tij Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, cilat janë dyshimet ndaj tyre? Top Channel disponon dosjen e Prokurorisë, ku përmenden aktekspertimet ndaj disa aparateve telefonike, si dhe përgjimet ndaj trafikantëve të përcjella me letërporosi nga pala italiane. Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016-s.

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.
Ish-drejtori i policisë, – thotë Prokuroria, – ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish-ministrit të Brendshëm.
Transkriptimet e komunikimeve telefonike, të përcjella me letërporosi nga italianët, hedhin dyshime për përfshirjen e 3 zyrtarëve të policisë, – thuhet në dosje. – Ndërsa efektivë të tjerë të policisë nën hetim i japin informacion Taulant Haxhirajt.
Zyrtari i policisë Gjergji Kohila dhe kunati i tij, Renaldo Avdulaj, përmenden vetëm me gërmën e parë të emrit nga trafikantët, ndërkohë që nga ekspertiza e kryer në telefonat e të arrestuarve në Itali, të përgjuarit janë të regjistruar me emra të ndryshuar, si Fiati, Adidasi, Xheku, Aliej dhe Agushi.
Më 16 prill të vitit 2016, Haxhiraj – me pseudonimin Agushi, – njofton se mori garanci nga shteti për të mbjellë hashash në fshatin Kuç të Vlorës.
Aliej: Andej, me garanci ta morën përsipër vëlla?
Agushi: Po, ma morën vëlla.
Aliej: Apo në ajër?
Agushi: Po s’ka garanci të saktë fare. Më thanë kaq pak do të mbroj? Shteti më jep garanci të plotë në Kuç, por s’kam njeri atje unë. Atje e ka vëllai të sigurtë me drejtorin.
Aliej: Po ata që të dalin garant, sa të kërkojnë?
Agushi: 30 për qind.
Aliej: Po si i duan, gjëra apo lekë?
Agushi: Gjëra, ça (çfarë) lekësh.
Por nga ana tjetër, ustai – thotë Prokuroria, – shfaqet i shqetësuar për transferimin e zyrtarit të policisë, Gjergj Kohila, me detyrë në Shkodër. Në një bisedë të zhvilluar në datat 22 dhe 23 shtator 2016, mes Haxhirajt dhe “Fiatit”, që dyshohet se është Gjergj Kohila, ky i fundit e njofton për hetimin ndaj grupit.

Fiati: Bëj kujdes! Nga nesër do të kesh grupe nga pas.
Agushi: Pse vëlla, ç’po bëj unë? U kam thënë stop të gjithave.
Fiati: Shko thuaju edhe çunave atje sipër.
Prokuroria ka marrë ndërkohë edhe strukturën e Policisë së Vlorës, për të evidentuar nëse ka të dyshuar të tjerë që mund të kenë qenë të implikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çdo të dielë pushtojnë ekranet tona! Arditi i nxjerr "sekretin" koleges, sa vjeç është Andresa?
Previous article Të zhytura mes luksit të shfrenuar! Njihuni me femrat shqiptare që u martuan me BOSA (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale Aktualitet

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze Aktualitet

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT