Një aksident me pasojë vdekjen të një personi ka ndodhur sot te rrruga Transballkanike.
Raportohet se makina ka përplasur drejtuesin e një biçiklete.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili fillimisht ka ikur me shpejtësi, por u bë e mundur kapja e tij më larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti.
Mjeti me targa AA 137 OY ka përplasur një person që ecte me biçikletë, tha policia.
Nga fotot më poshtë shihen pamjet e rënda pak momente pas aksidentit, ku trupi i të plagosurit ndodhet në tokë.





