• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
10 gjëra që ai duhet t’i dijë për ty para se të filloni të bashkëjetoni
Home
Lifestyle

10 gjëra që ai duhet t’i dijë për ty para se të filloni të bashkëjetoni

7 November, 2017 Redaktor2 Lifestyle

Jeta e përbashkët në film apo në imagjinatën tënde duket perfekte – kjo është ajo, ai është dashuria e jetës tënde, sikur edhe ti e atij, përshtateni në mënyrë perfekte, logjikisht, plakeni së bashku, etj. Këtu nuk ka vend për mosmarrëveshje, lëshimet tuaja jo aq të këndshme, mangësitë tuaja të vogla dhe momentet e çmendurisë – dhe jooo, atje është gjithçka perfekte dhe përrallore. Por, je e vetëdijshme se kjo është megjithatë jeta e vërtetë dhe se gjërat nuk funksionojnë gjithmonë ashtu siç i ke menduar ti? Për këtë, para se të filloni të jetoni së bashku, ai këto gjëra për ty duhet t’i dijë. Mendoj, thjeshtë ta dijë çka e pret, apo jo?

Ai duhet ta dijë a je e hershme apo zog i natës. Sikur edhe ti që duhet ta dijshë ku qëndron ai. Sepse, çka do të bëni nëse ai zgjohet në ora pesë të mëngjesit për vrap, kurse ti zakonisht shkon në krevat në orën tre të mëngjesit? Natyrisht, kjo nuk është diçka që duhet të ndikojë në lidhjen tuaj, por do të duhej të bëni një lloj marrëveshjeje dhe rrespektimi të veseve jetësore të tjetrit.

Ai duhet t’i dijë veset tuaja rreth higjienës dhe e kundërta. Sigurisht nuk do të çëlqejë që rregullishttë shkosh pas tij dhe të pastrosh parregullsitë që ai bën, siç edhe ai nuk e ka argëtuese të ketë femër të parregullt. Edhe në këtë situatë është shumë e rëndësishme të bëni marrëveshje dhe t’i përpiloni rregullat të cilat do t’i përshtaten të gjithve.

Ai duhet ta dijë qëndrimin tuaj për kafshët shtëpiake. I dashuron macet, kurse ai jo? Ai i adhuron qentë, kurse ti jo? Por, nëse dikush nga ju dëshiron të bie në shtëpi edhe kafshën e preferuar – duhet të bëni një marrëveshje se çka është OK, dhe çka nuk është OK kur bëhet fjalë për kafshët. Ndoshta mund ta gjeni kafshën që ju pëlqen të dyve?

Ai duhet ta dijë qëndrimin tuaj për fëmijët. Epo, e dini … në çdo kuptim!

Ai duhet ta dijë sa hapësirë personale keni nevojë. Nëse deri tani ke jetuar e vetme, sigurisht ke disa rutina që dëshiron t’i mbash edhe kur fillon të jetosh në bashkësi. Ai gjithashtu – sigurisht ka momente kur dëshiron të jetë i vetëm, pa ty, edhe pse të dashuron më shumë se gjithçka në botë!

Ai duhet ta dijë si i bën shpenzimet. Kur jetoni bashkë, ju edhe do të harxhoni bashkë. Duhet të merreni vesh rreth asaj se si do të harxhoni, si do ti përdorni paratë dhe të tjerat. E mërzitshme, po, por e domosdoshme për një jetë pa brenga.

Ai duhet ta dijë se a dëshiron të bësh seks një herë në ditë, javë, muaj apo çdo orë! Nuk është për të qeshur! Vërtetë duhet të keni ndonjë “marrëveshje” vetëm për të ditur se çka për kur pritet. Nuk e përjashtoj seksin spontan, por ti ndoshta shpreson më shumë tani që jetoni bashkë, kurse ai vazhdon me të vjetrën.

Ai duhet ta dijë si ndjehesh në aspektin e të ftuarve. Dikush thjeshtë nuk i dëshiron të ftuarit. Dikush do të bënte festa në shtëpi çdo ditë, gjatë tërë ditës. Gjejeni mesin e artë nëse dalloni në këtë.

Ai duhet të dijë se çka pret ti nga jeta në bashkësi. Kryesisht, jeta e përbashkët duhet të jetë hap i ri në lidhjen tuaj, e jo të bëheni shokë dhome, apo jo? Bisedoni për këtë haptas dhe me sinqeritet.

Ai duhet t’i dijë planet tuaja për të ardhmen. Edhe ti të atij, natyrisht. Kurse kjo mbështetet në atë paraprake. Bisedoni për këtë se çka do të thotë ky hap për ju dhe çka do të bëhet më vonë. Kështu do ta dini vërtetë ku qëndroni dhe a është ky hap i duhur./femra.net/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ Harvey Weinstein ju “mbyll gojën” viktimave, punëson agjente të Mossadit
Previous article Ija Besit thirrje për Ramën: Pusin tim e hapa para se të lindje ti

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT