Naftëtarët kanë dalë mëngjesin e sotëm për të protestuar para uzinës së Ballshit. Ata bëjnë thirrje t’u jepen pagat e prapambetura të më shumë se 1 viti dhe statusi i naftëtarit. Po ashtu, kërkojnë rifillimin e punës, rikthimin në uzinën e mbyllur.
“Kryeministri na premtoi vënien në punë të uzinës por nuk i ka mbajtur premtimet. Kërkojmë vënien në funksion të statusit të naftëtarit,” thonë protestuesit.
Protesta e atyre është e disata dhe në vijim të premtimeve që morën gjatë videokonferencës me kryeministrin e Edi Rama, me ministrin e Ekonomisë Ahmet Ahmetaj dhe ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Pasi premtimet kanë rezultuar mashtrime, naftëtarët kërcënojnë se nesër do të hyjnë në uzinë.


