Aksi Tepelenë Gjirokastër është i pakalueshëm për disa orë në njërin kah të tij për shkak të reshjeve intensive të shiut.
Rruga është bllokuar në orët e para të mëngjesit dhe shkak është bërë rënia apo më saktë “shkrirja” e një masivi dheu, i cili ka zënë njërin aks të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Shkalla e Zezë”.
Probleme janë shfaqur gjithashtu edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, apo në aksin Këlcyrë Përmet, ku po ashtu ka rënë një masiv dheu.


