• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I patë armët që dilnin nga tunelet?/ Mesazhi i fortë i Erdogan: Turqia…
Home
Nderkombetare

I patë armët që dilnin nga tunelet?/ Mesazhi i fortë i Erdogan: Turqia…

19 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se Turqia nuk ka lejuar që terroristët e PKK-së dhe DEASH-it në Afrin të marrin kufirin e saj jugor, ashtu sikur që terroristëve të FETO-s në vitin 2016 nuk i ka lejuar të ketë sukses në tentimin e grusht shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

“I patë armët që dilnin nga tunelet e Afrinit. A kishin dobi prej tyre? Ashtu sikur më 15 korrik kur dhamë 251 dëshmorë dhe 2.193 të plagosur, por nuk e dorëzuam shtetin. As nuk ua dorëzuam organizatave terroriste 911 kilometra të kufirit tonë me Sirinë”, tha Erdoğan  në fjalimin me rastin e shënimit të 103 vjetorit të betejës detare dhe fitores në Çanakkala.

Erdoğan gjithashtu njofoti se në operacionin “Dega e Ullirit” deri tani janë neutralizuar 3.603 terroristë.

– Erdoğan: Hapja e urës ”Çanakkala 1915” në mars të vitit 2022

Erdoğan në ceremoninë e nisjes së punimeve nënujore për ndërtimin e urës, organizuar në Galipoli, tha se përfundimi i punimeve është planifikuar për në fund të vitit 2023, por kjo mund të ndodh shumë më herët.

Ai shtoi se duke punuar për të forcuar Turqinë, duke ndërtuar shumë objekte dhe rrugë vazhdon të kujdeset për gjithçka që dëshmorët luftuan dhe lanë në trashëgimi.

Sipas tij, eksportet nga 36 miliardë dollarë u rritën në 160 miliardë.

“Duke rritur të ardhurat kombëtare nga 3.400 dollarë në 11.000 dollarë, e kemi sjellë Turqinë në 20 vendet e para në botë. Sot në transport, shëndetësi, arsim, industri të mbrojtjes,  ekziston Turqi që nuk mund të krahasohet me atë të 15 viteve më parë”, shtoi Erdoğan.

Ai theksoi se vendi sot vet prodhon dhe eksporton armë të veta, tanke, helikopterë, fluturake papilot…

Erdoğan tha se Turqia në mënyrë të sigurtë hapëron drejt përmbushjes së objektivave të vendosura për vitet 2023, 2053 dhe 2071.

Ai rikujtoi shumë megaprojekte turke të realizuara gjatë disa viteve të fundit, mes të cilave janë Marmaray, ura Yavuz Sultan Selim, ura Osmangazi, tunel Evroaziatik

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA E NDIHMES EKONOMIKE/ “S’më dilnim për asgjë, merrja borxh”, Rama nxjerr historinë e Fluturës
Previous article ARRESTIMET PER PASAPORTA FALSE/ Dalin detajet, operacioni u dekonspirua nga një polic

Redaktor2

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT