• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI MAKABER NE VLORE/ Flet për herë të autori: E qëllova me sopatë në kokë, se donte të më vriste
Home
Breaking News

KRIMI MAKABER NE VLORE/ Flet për herë të autori: E qëllova me sopatë në kokë, se donte të më vriste

18 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mëngjesin e së shtunës, ku një konflikt mes kushërinjve përfundoi me masakrimin e 37- vjeçarit në sy të djalit të mitur. Krimi horror ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku viktimë ka mbetur Arben Veshaj. 37-vjeçari, i cili merrej me bagëti, mëngjesin e së shtunës ishte duke shkuar te stani i tij bashkë me djalin 7 vjeç.

Pranë stanit të Veshajt ndodhet dhe stani i kushëririt të tij, Dilaver Veshaj. Ndërsa Arben Veshaj po kalonte në afërsi të pronës së kushëririt bashkë me djalin e tij, i janë sulur qentë. Ai i ka qëlluar me gurë për t’i zmbrapsur, por vetëm pak çaste më pas kushëriri i tij, 40-vjeçari Dilaver Veshaj, pa asnjë paralajmërim, ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar katër herë në drejtim të tij. Pasi nuk ka mundur dot ta vrasë me plumba, autori i është sulur dhe me sëpatë duke e goditur shumë herë në kokë dhe për pasojë e ka lënë të vdekur në vend.

E gjithë ngjarja është parë nga djali i Arben Veshajt, vetëm 7 vjeç, i cili po shoqëronte babain e tij për në stan. Fëmija i mitur më pas ka vrapuar drejt shtëpisë së tij i tmerruar, duke lajmëruar familjarët për atë që kishte ndodhur. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar Policinë. Pak minuta pas mbërritjes së forcave të Policisë në vendin e ngjarjes, autori është prangosur vetëm 500 me tra larg vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër gëzhojat si dhe së- pata. Burime nga Policia, konfirmojnë se pista kryesore në të cilën po hetohet mbetet ajo e ndonjë konflikti pronësie. Por gjithashtu nuk përjashtohet që gjithçka të ketë ndodhur nga një grindje e çastit. Pavarësisht kësaj, burimet thonë se, në bazë të dëshmive të siguruara, autori dhe viktima kishin pasur një konflikt mes tyre për një vijë uji që kalonte mes staneve të tyre, që ka sjellë dhe ndonjë verbale mes tyre.

Kjo mbetet dhe pista kryesore ku po përqendrohen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Zyrtarisht nga Policia e Vlorës thuhet se, nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se viktima, Arben Veshaj dhe autori Dilaver Veshaj para vrasjes janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas 40-vjeçari ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), kushëririn e tij, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Gjithsesi, do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes. Vetë 40-vjeçari, gjatë prangosjes dhe shoqërimit për në Komisariatin e Policisë në Vlorë, është vërejtur në një gjendje të rënduar psikologjike.

“E QELLOVA, DONTE TE ME VRISTE”

Autori i krimit, Dilaver Veshaj, gjatë marrjes në pyetje për shkakun e masakrimit të kushëririt të tij, ka deklaruar se e ka bërë për t’i paraprirë vrasjes së tij nga Arbeni. “E vrava, sepse donte të më vriste”, është shprehur 40-vjeçari. Burime nga grupi hetimor kanë saktësuar se vetëm kjo ishte ajo çfarë ka deklaruar për ngjarjen, duke mos qenë në gjendje të flasë më shumë

Xhaxhai i viktimës: S’kishin konflikt, Policia të mos fshehë të vërtetën

Sotir Veshaj është xhaxhai i viktimës Arben Veshaj, 37-vjeçarit që u vra nga kushëriri i tij. 61- vjeçari Veshaj tregon momentet e para të ngjarjes, ndërsa shprehet se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt mes tyre.

Çfarë lidhje keni me viktimën?

Jam xhaxhai i viktimës, Arben Veshaj. Jemi në një moment shumë të vështirë, tani pas ngjarjes, pasi nuk arrij dot ta kuptoj se përse ndodhi dhe përse e kreu këtë akt.

Kur e morët vesh ngjarjen? Kush ju lajmëroi?

Ishte djali i Arbenit që na lajmëroi.

Djali erdhi në shtëpi i tronditur, pasi ndodhej bashkë me të atin si ditë pushimi, duke e shoqëruar drejt stanit. Vetëm 7 vjeç dhe ka parë tmerr me sy. Dridhej i tëri dhe mezi fliste, ishte në gjendje të rënduar dhe mjaft i tronditur. Një fëmijë 7-vjeçar, që sheh të atin t’i vritet para syve. Shumë e rëndë. Më pas lajmëruan Policinë dhe ata e arrestuan.

Si ka ndodhur ngjarja?

Po Arbeni ishte duke kaluar pranë stanit, kur i janë sulur qentë. Ky ka marrë një gur për t’i trembur. Në atë kohë, Dilaveri ka dalë, duke qëlluar fillimisht me pistoletë dhe pastaj e ka masakruar me së- patë.

Çfarë lidhje kishin me njëri-tjetrin?

Po janë kushërinj të dytë. Nuk kishin pasur ndonjëherë probleme me njëri-tjetrin, të paktën ne s’dimë gjë. Ndonjë grindje e vogël ndoshta, por asnjëherë të mendohej se do të shkonte deri këtu. Ndaj edhe them që nuk e kuptoj përse ndodhi.

Cili është apeli juaj, pas asaj që ndodhi?

Vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Policia dhe drejtësia të zbulojë të vërtetën, pasi edhe ne kërkojmë ta dimë, përse ka ndodhur. Me familjen tjetër jemi të afërm, ndaj nuk di të them si ndihen ata, por padyshim të tronditur. Gjithsesi, të veprojë drejtësia. Dhe Policia ta japë të saktë informacionin, sepse thanë vetëm me së- patë, por ai u qëllua fillimisht me pistoletë dhe pastaj u masakrua dhe me sëpatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË DIVJAKË/ Humb jetën motoçiklisti 23-vjeçar, u përplas me një makinë
Previous article TIRANE/ Aksident te Rruga e Durrësit. Makina ngjitet mbi trotuar, rrëzon pemën e tabelat dhe bllokon qarkullimin

Redaktor1

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT