Aksident te Rruga e Durrësit në Tiranë. Bëhet fjalë për një automjet tip “Wolksvagen Polo”
Një makinë ka humbur kontrollin dhe është ngjitur mbi trotuar duke rrëzar pemën dhe ka marë përpara tabelat.
Mësohet se për momentin qarkullimi është i bllokuar.
Në vendgjarje kanë mbërritur forca policie të rendit publik, qarkullimit rrugor dhe Policisë bashkiake të kryeqytetit.
Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet për të mësuar shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e drejtuesit të saj.
Ndërkohë, punonjësit e bashkisë kanë thirrur në ndihmë edhe forca të tjera dhe po heqin pemën e rrëzuar dhe po lirojnë qarkullimin.
Punonjësit e qarkullimit rrugor po punojnë për menxhimin e fluksit të menjëhershëm të trafikut të krijuar.
Alpenews.al


