• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rikthehet fuqishëm në skenë ish-shefi i FBI: Tani amerikanët do të mësojnë të vërtetën për Trump
Home
Nderkombetare

Rikthehet fuqishëm në skenë ish-shefi i FBI: Tani amerikanët do të mësojnë të vërtetën për Trump

18 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Ka një përplasje totale tashmë ndërmjet Donald Trump dhe FBI-së.

Dy krerët e agjencisë më të fuqishme të SHBA-së i kanë dorëzuar Prokurorit special, Robert Mueller një dosje të plotë të takimeve të krerëve të kësaj organizate me Presidentin Donald Trump ku ky i fundit ka kërkuar mbylljen e dosjes me rusët.

Ndërkaq, avokati i Trump, John Dowd, ka kërkuar që zv.ministri i Drejtësisë, Rod Rosenstein, të bëjë atë që shefi i tij, Jeff Sessions bëri me largimin e numrit dy të FBI-së, pra shkarkimin e prokurorit Robert Mueller, i cili është nomenklaturë e zv.ministrit të Drejtësisë.

“Është momenti të mbyllet hetimi”, ka thënë avokati i Trump për mediat amerikane.

Por më pas ka ardhur një reagim i Shtëpisë së Bardhë e cila e ka konsideruar “personale”, deklaratën e John Dowd.

Por Administrata Trump ka qenë nën syrin e ciklonit pas një dite me një lumë twitt-esh nga Presidenti pas shkarkimit të numrit dy të FBI-së.

“Largimi i McCabe është një ditë e madhe për demokracinë. Nuk ka pasur fare çështje të lidhjes me rusët. Tjesht ka qenë një dosje e manipuluar”, shkruan Trump.

Presidenti i SHBA-së sulmon më pas krerët e Departamentit të Drejtësisë dhe të FBI-së duke i cilësuar si të korruptuar.

Por Andrew McCabe nuk se po rri kot. Ai ka ruajtur shënimet e tij rreth takimit që ish shefi i FBI-së, James Comey ka kryer me Donald Trump, ku i është kërkuar mbyllja e hetimeve për “Russia Gate”.

Wall Stret Journal shkruan se këto dokumente tashmë janë në dorë të Prokurorit special, Robert Mueller.

Dhe në orët e vona të mbrëmjes së djeshme vjen edhe lajmi që Mueller e ka marrë zyrtarisht dëshminë e nëndrejtorit të FBI-së dhe e ka vendosur në dosje.

Por nuk mbaron me kaq. James Comey, drejtori i FBI-së i shkarkuar me forcë nga Donald Trump bëhet i gjallë.

“Zoti President, populli amerikan do të mësojë së shpejti të vërtetën. Dhe ata do ta gjykojnë vetë kush është i ndershëm dhe kush jo”. Shkruan Comey në faqen e tij të twitter-it, ndërkohë që në cover ka kopertinën e librit të tij “Ndershmëria e Lartë: e vërteta, gënjeshtrat dhe lidershipi”, i cili del këto ditë nga botimi.

Gjithashtu, po dje ka qenë një nga “big”-ët e inteligjencës amerikane, John Brennan, i cili ka mbrojtur kolegët e tij, duke sulmuar fuqishëm presidentin Donald Trump.

“Kur ryshfetet, poshtërsia morale dhe kurrupsioni yt politik të bëhen gjerësisht të njohura publikisht, ti do të marrësh vendin e merituar si demagog i diskredituar në koshin e plehrave të historisë. Ti mund të bësh fajtor e dënosh Andy McCabe, por Amerikën nuk e shkatërron dot…Amerika do të triumfojë mbi ty.”, shkruan Brennan.

Sërish nuk mbaron me kaq. Në skenë rikthehet gjenerali Michael Flynn.

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë i shkarkuar nga Presidenti se e ka gënjyer në lidhje me rusët.

“Jam këtu për të folur për të ardhmen e popullit. Unë pagova mbështetjen që bëra për Trump. Asnjëri prej nesh nuk është prefekt dhe unë mbështeta Donald Trump-in si kandidat jo-perfekt.

Doja të thoja se ai nuk është një kandidat tradicional. Por filozofia e tij që ta bëjë Amerikën të madhe i ka kthyer energji vendit. Na pëlqen apo jo, ajo ndodhi”, tha Flynn në La Quinta të California-s, ku mbështeti kandidaturën e Omar Navarro-s për kongresmen republikan në atë zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBUMI I FOTOVE/ Një shqiptar me Kuran dhe snajper në dorë, që thotë se do bëhet njeriu më i pasur në botë. Ja se si
Previous article TRAGJIKE NË ITALI/ Shqiptari humb jetën pas aksidentit të rëndë (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT