• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Anketat pas zgjedhjeve: Presidenti Putin fiton zgjedhjet në Rusi
Home
Nderkombetare

Anketat pas zgjedhjeve: Presidenti Putin fiton zgjedhjet në Rusi

18 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Sipas anketave të votuesve në qendrat zgjedhore në Rusi. Presidenti Vladimir Putin ka fituar një mandat tjetër gjashtë vjeçar, me 73 për qind të votave në favor.

Rusët votuan të dielën në zgjedhjet presidenciale, të cilat ishte pothuajse 100 për qind e sigurt se do të forconin pushtetin e zotit Putin. Vëzhguesit e opozitës raportuan për parregullsi të shumta, të cilat variojnë që nga organizimi i votimit të përsëritur të të nëjtëve persona në disa qendra votimi, dhe deri tek mbushje kutish në disa rajone.

Në garë me Presidentin Putin ishin shtatë kandidatë të tjerë, por asnjë prej tyre nuk paraqiste rrezik real. Presidenti Putin ka mbajtur poste drejtuese prej 18 vjetësh.

Në Moskë, votimet u hapën në orët e para të mëngjesit.

“Nuk mund të them se për kë votova, është private. Por unë dua një të ardhme më të mirë për vete dhe për fëmijët e mi. Dua që gjithçka të jetë e drejtë dhe e ndershme dhe në përputhje me ligjin”, tha Vyacheslav Myshlyaev, një votues nga Moska.

“Votova për një kandidat të fortë, për atë që është i besueshëm”, thotë një tjetër votues, Alexei.

Vëzhguesit opozitarë të lëvizjes së Alexei Navalny-t raportuan probleme dhe përpjekje të organizuara, si p.sh. transporti i organizuar masiv drejt qendrave të votimit, madje edhe i të njëjtëve persona për të votuar në mënyrë të përsëritur në disa qendra votimi.

“Këto zgjedhje do t’i quaja ‘zgjedhjet e autobusave’, pasi shumica e shkeljeve të raportuara nga vëzhguesit ka të bëjnë me transportin zinxhir të njerëzve nëpër qendrat e votimit. Transporti nuk kryhet vetëm nëpërmjet entiteve private, por edhe nëpërmjet atyre shtetërore, duke transportuar madje edhe vetë punonjësit e policisë”, tha Ivan Zhdanov, i grupit të vëzhguesve të opozitës.

Vëzhguesit folën gjithashtu për mbushje të kutive të votimit në disa rajone, si në Rostov dhe Kasnodar.

Ndërsa anketimet tregonin një nivel mbështetje prej 70% për zotin Putin, pra 10 herë më shumë se kandidati më i afërt, lëvizja opozitare e zotit Navalny udhëhoqi një fushatë për bojkotimin e votimit, ndërsa organizatorët e zgjedhjeve kishin bërë përpjekje për të siguruar pjesëmarrjen në nivel të lartë të votuesve, gjë që do t’i jepte legjitimitet këtyre zgjedhjeve që shiheshin si të paracaktuara.

Zgjedhjet u zhvilluan edhe në Krime, rajonin ukrainas të pushtuar nga Rusia, ku kishin shkuar si vëzhgues një numër i vogël politikanësh evropianë që janë miq të Putinit. Udhëheqësi opozitar Navalny i tha Zërit të Amerikës se “ata mund të jenë vëzhgues, aq sa ç’mund të jenë kandidatët e tjerë ‘rivalë’ ndaj Putinit”, ndërsa foli për një proces krejtësisht fals dhe qesharak. Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja nuk pranuan të dërgojnë vëzhgues në Krime, për të mos i dhënë legjitimitet pushtimit nga Rusia të këtij rajoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË ITALI/ Shqiptari humb jetën pas aksidentit të rëndë (EMRI)
Previous article AXHENDA/ Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme në botë

F.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT