Një ngjajre e rëndë është shënuar në burgun e Shën Kollit, pasi një i dënuar ka tentuar të t’i japë fund jetës, duke prerë venat e dorës me brisk rroje.
Siaps njoftimit të policisë i dënuari me inicialet R.H 32 vjeç nga Fushë Kruja është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.03.2018, ne IEVP Shënkoll, shtetasi i dënuar R.H vjeç 32 banues në Fushë Krujë, i dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, në gjendje depresioni, ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës (brisk rroje), i cili pasi mori mjekim në spital u largua për te IEVP Shënkoll, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.


