• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gazeta e PD: Miqtë e paralajmëruan Frrokajn se darka me Ramën do të ishte…
Home
Shqipëri

Gazeta e PD: Miqtë e paralajmëruan Frrokajn se darka me Ramën do të ishte…

18 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Me titullin ““Darka e gabuar” e Frrokajt me Ramën dhe protesta”, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “RD”, flet për një “darkë të gabuar” mes Ramës dhe Frrokut, që ka sjellë më pas edhe arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës.

“Një nga miqtë e tij shkoi edhe më larg duke e paralajmëruar se pas kësaj darke “ka për ta hëngër” se Rama është i pabesë, gjë të cilën Frrokaj nuk e besoi. Darka mes Frrokajt dhe Ramës erdhi vetëm një ditë pas protestës së banorëve para godinës ku Rama kishte zgjehur të zhvillonte mbledhjen e qeverisë në Lezhë”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

SHKRIMI I PLOTË

Çfarë ndodhi mes Kryebashkiakut të Lezhës, Frrokaj dhe Ramës në Lezhë? Frrokaj dhe Rama darkuan sëbashku. Pasi Frrokajn e thumbuan miqtë për këtë darkë, ai u përgjigj se ishte Kryeministër dhe duhet ta respektonte.

Një nga miqtë e tij shkoi edhe më larg duke e paralajmëruar se pas kësaj darke “ka për ta hëngër” se Rama është i pabesë, gjë të cilën Frrokaj nuk e besoi. Darka mes Frrokajt dhe Ramës erdhi vetëm një ditë pas protestës së banorëve para godinës ku Rama kishte zgjehur të zhvillonte mbledhjen e qeverisë në Lezhë.

Pasi kryeministri Edi Rama e ngacmoi lidhur me protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj iu referua darkës me Ramën, duke hequr paralele me “Darkën e Gabuar”, librin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Frrokaj tha se në darkën me Ramën, pavarësisht ndasive politike, i ka kërkuar financime për Lezhën. “Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time”, tha Frrokaj, duke iu referua protestës së opozitës.

Ndërsa Rama iu përgjigj me batutë: “Eja, por vetëm ujësjellësin lere në punë”.

Batutat e Ramës me Frrokajn:

Edi Rama: Do sqarosh këtu sa gisht ke te ajo protesta e djeshme me 15 veta…
Fran Frrokaj: Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time.
Rama: Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë.

Fran Frrokaj: Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave.
Fran Frrokaj: Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë.
Rama: Nëse do protestonin në 8 vjet kur ishte partia jote në pushtet, do shkoja t’i përqafoja. Unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thashë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen…

Duket se ky dialog mes Frrokajt dhe Ramës është mbyllur me arrestimin e një dite më parë, në të vërtetë dialogu do të vijojë. Asgjë nuk ka mbaruar ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKSA PËR PRONAT: Ja sa do paguhet për dyqan dhe kush përjashtohet nga detyrimet
Previous article PUBLIKOHET RAPORTI/ Votat u blenë në zgjedhjet e 2017-s, partitë në Shqipëri fshehën financimet

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT