• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKOHET RAPORTI/ Votat u blenë në zgjedhjet e 2017-s, partitë në Shqipëri fshehën financimet
Home
Shqipëri

PUBLIKOHET RAPORTI/ Votat u blenë në zgjedhjet e 2017-s, partitë në Shqipëri fshehën financimet

18 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Raporti për integritetin e zgjedhjeve për vitin 2017, që ndër të tjera mban edhe firmën e Pipa Noris, një prej eksperteve më të mira të sistemeve zgjedhore, e rendit Shqipërinë te vendet e moderuara sa i përket korrupsionit dhe shtrëngimit në zgjedhje.

Problematika e parë e zgjedhjeve shqiptare shënohet të jetë shitblerja e votave, e pas saj vjen politizimi i organeve zgjedhore. Ato cilësohen si çështje të vazhdueshme, që minojnë aspekte më të zhvilluara të zgjedhjeve, si procedurat e votimit.
Në vendet ku garat janë me integritet të moderuar, Shqipëria është krahas Bullgarisë, Nepalit, Bahamasit dhe Liberisë. Këto cilësohen si vende me një seri zgjedhjesh të rregullta, por problematikat që cënojnë drejtpërdrejt integritetin zgjedhor u zbresin pikët në mënyrë të konsiderueshme.

Lidhja e korrupsionit me shtrëngimin e votuesve në zgjedhje është tek abuzimi me financat politike. Ato sjellin një numër praktikash të këqija, ku më e dukshmja është klientelizmi, kur qytetarët shesin votën për përfitime materiale, si parà, dhurata, vende pune, toka apo favore.

Në të njëjtin rend janë abuzimi me burimet shtetërore, blerja e zgjedhjeve nga të pasurit, presioni që njerëzit të mos votojnë të lirë dhe mungesa e transparencës së llogarive financiare nga partitë dhe kandidatët.

Korrupsioni financiar dhe mbulimi mediatik janë fushat më negative. Në Shqipëri, një Komision i Reformës Zgjedhore është ngritur dhe ka marrë përsipër të japë zgjidhje për 3 problematikat kryesore, sipas prioriteteve të OSBE-ODIHR-it, duke nisur me shitblerjen e votës, administratën zgjedhore dhe rregulla të qarta për financimin e partive.

Çështja e fundit është aktuale në debatin politik në vend, për shkak të debatit që u hap pas publikimit të revistës “Mother Jones” për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike me Nick Muzin, e dyshimet që shkrimi investigativ ngre se pas “Biniada Trade” qëndrojnë kompani ruse.

Prokuroria po heton, ndërkohë pritet që javën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë raportin vjetor të financave të PD-së, e cila pretendon se nuk ka bërë shkelje ligjore dhe financiare.

Shtrëngimi për shitblerjen e votës është i fortë në shoqëritë e varfra, ku edhe joshjet materiale modeste, si dhurata të vogla të ushqimit ose veshjeve, mund të sjellin një ndryshim të sjelljes në votim. Referuar edhe të dhënave të raportit ndërkombëtar të perceptimit të korrupsionit, edhe ky për integritetin e zgjedhjeve thekson se korrupsioni elektoral është i lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazeta e PD: Miqtë e paralajmëruan Frrokajn se darka me Ramën do të ishte...
Previous article Më në fund, një trend vetullash që na pëlqen dhe mund ta provojmë

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT