• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mediat belge ngrenë ALARMIN: Mishi i skaduar prej tri javësh… mbërriti edhe në Shqipëri
Home
Sociale

Mediat belge ngrenë ALARMIN: Mishi i skaduar prej tri javësh… mbërriti edhe në Shqipëri

18 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mediat belge kanë ngritur alarmin e mishit të skaduar që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare. Sipas një informacioni të fundit, në muajin Gusht të vitit të kaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë u konfiskua 20 ton mish me etiketat e kompanisë Vanlommel. I skaduar prej një muaji nga momenti që kishte mbërritur në doganë, mishi u sekuestrua nga autoritetet.

“Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.

Nga ana tjetër, menaxheri i kompanisë “Vanlommel” thotë për mediat belge se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për gabim njerëzor.

“Ishte një gabim nga ana jonë. Kemi marrë përsipër përgjegjësinë. Ky nuk është një rast mashtrimi. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë që mishi kishte skadencë tre javore“, thotë Johan Heylen, raporton “tvklan”.

Dy deputetë belgë, Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens, kanë kërkuar që të nisë një hetim i plotë për këtë rast. Përmes një deklarate të përbashkët, deputetët thanë se “hetimet duhet të jenë proaktive, të shpejta dhe të plota. Për më tepër, ka një nevojë urgjente për komunikim sa më të shpejtë mes autoriteteve të përfshira dhe konsumatorëve”.

Ky është rasti i dytë me mishin e skaduar që eksportohet nga Belgjika. Përpara disa kohësh, kompania Veviba u përfshi në një skandal të ngjashëm duke dërguar mish të skaduar në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berat Behramaj befason me video –fashion-in e ri
Previous article Icardi shënon edhe një tjetër gol të çmendur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës Aktualitet

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT